Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FÍLT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Mjet (aparat, letër, cohë etj.), që shërben për të pastruar lëngjet ose gazet, duke u hequr atyre gjërat e panevojshme a të dëmshme; kullore; sitë. Filtri i benzinës (i naftës). Ndërroj filtrat e ajrit. Cigare me filtër cigare që ka në krye një pjesë si shtupë, e cila pengon nikotinën.
2. spec. Mjet (aparat, xham i posaçëm etj.), që veçon, ndalon a dobëson rrymat e ndryshme elektrike, rrezet e dritës, zërat etj. Filtër elektrik. Filtër akustik. Filtër zëri.
3. fig. Mjedis shoqëror a veprimtari shoqërore që i ndihmon njerëzit të pastrojnë ndërgjegjen e botëkuptimin e tyre nga gjërat e dëmshme, nga ndikimet e huaja etj. I kaloi në filtër të gjitha mendimet para se të fliste.
✱Sin.: kullore, sitë, rrjetë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë