Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FILOZOFÍK,~E mb. 1. Që lidhet me filozofinë, që i përket filozofisë, i filozofisë. Rrymë filozofike. Mendimi filozofik. Nga pikëpamja filozofike.
2. Që përmban mendime të thella për jetën; që ka a shtron çështje jetësore e botëkuptimore, me të cilat merret filozofia. Dramë filozofike. Roman filozofik. Vjershë filozofike.
3. keq. Që ka karakter abstrakt, që teorizon në mënyrë të panevojshme. Po tregohesh shumë filozofik.
FILOZOFIKÍSHT ndajf. Në mënyrë filozofike; nga këndvështrimi filozofik. Fliste gjithnjë filozofikisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →FILOZÓF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mendimtar që merret me problemet filozofike; specialist në filozofi. Filozof shqiptar. Filozofët e kohës së lashtë. 2. Ai që filozofon; ai që është i d…
Shfaq përkufizimin e plotë →FILOZÓF/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Mendimtare që merret me problemet filozofike; specialiste në filozofi. Filozofe e huaj. 2. Ajo që filozofon; ajo që është i ditur, ajo që gjykon në …
Shfaq përkufizimin e plotë →FILOZOFÍ,~A f. 1. Shkenca e mendimit dhe e njohjes, që merret me parimet themelore të ekzistencës, të dijes, të moralit, të mendjes dhe të gjuhës. Filozofia idealiste. Filozofia an…
Shfaq përkufizimin e plotë →FILOZOFÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gjykim i çështjeve nga pikëpamja filozofike. E shpjegoi çështjen me një filozofim. 2. Veprimi i atij që filozofon; gjykim i thelluar. Njihet për filo…
Shfaq përkufizimin e plotë →FILOZOF/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. Gjykoj duke i parë çështjet nga pikëpamja filozofike; mendoj, arsyetoj a diskutoj për çështje filozofike; merrem me filozofi. Filozofonte për çështje…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë