Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FILLIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Fillestare. Fillimtaret në punë u paraqitën në orar.
FILLIMTÁR,~E mb. Fillestar. Dokumentacion fillimtar. Fazat fillimtare.
✱Sin.: fillestar, fillues, fillimor.
FILLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur fillojmë; bërje e hapit të parë në një punë, nisja e një pune. Është vetëm fillimi i punës. Në fillim e sipër. 2. Caku ku fillon diçka që sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →FILLIMÁN ndajf. Krejtësisht, tërësisht. Ishte filliman gabim.
Shfaq përkufizimin e plotë →FILLIMBÓT/Ë,~A f. Fillimi i botës. Misteri i fillimbotës.
Shfaq përkufizimin e plotë →FILLIMÍSHT ndajf. Në fillim; që në fillim, si fillim. Fillimisht diskutuan, pastaj vendosën. ✱Sin.: zanafilltas, pari, sefte.
Shfaq përkufizimin e plotë →FILLIMJÁV/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT Fillimi i javës; kund. fundjavë. Në fillimjavë në krye të javës. E lanë të takoheshin në fillimjavë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FILLIMÓR,~E mb. Fillestar. Praktikimi fillimor i teorisë.✱Sin.: fillestar, fillues, fillimtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →FILLIMTÁR,~E mb. Fillestar. Dokumentacion fillimtar. Fazat fillimtare.✱Sin.: fillestar, fillues, fillimor.
Shfaq përkufizimin e plotë →FILLIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Fillestar. U kushtoi vëmendje fillimtarëve të kursit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FILLÍMTË (i e) mb. Fillestar; që sapo ka nisur. Struktura e fillimtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FILLIMVÍT,~I m. sh. ~E, ~ET Fillimi i vitit. U transferua në fillimvit në ekipin e ri.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë