Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FILÍZ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Degë e re, e hollë dhe e drejtë, që del nga trungu a nga degët e një druri, nga rrënja e një bime ose nga kërcelli i saj; lastar i njomë, bisk. Filiz i njomë. Lëshon filiza.
2. Fidan druri ose bime. U kujdes për frashrin sa ishte filiz.
3. fig. I ri a e re që ka një të ardhme të mirë; diçka, së cilës i përket e ardhmja, diçka e re; fillimi i diçkaje. Filizat e së ardhmes. Filizat e parë të së resë.
4. fig. Trashëgimtar i një familjeje; pasardhës i një familjeje; pinjoll. Ishte i vetmi filiz.
✱Sin.: bisk, lastar, fidan, biskonjë, bilashnjok, bilonjë, pip, pipth, vishkull, pinok, mënjollë, njomëz, mitë, korthitë, fillak, fiskajë, fiskël, fregull, triskull, llaskonjë, llaskore, rremb, rrembth, fundak, shpatull, i ri, pinjoll.
♦ Është filiz i ri (dikush). 1. Është shumë i ri në moshë, është i mitur e i njomë; është i pazhvilluar nga trupi. 2. shih sa ka dalë nga veza (dikush) mospërf.
FILÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pipëz. I ra një melodie me filizë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FILÍ,~AI f. sh. ~, ~TË Fis; racë. Shkoi te filia e saj.
Shfaq përkufizimin e plotë →FILÍ,~AII f. sh. ~, ~TË 1. Dëmtim fizik. Kishte fili në gjithë trupin.2. Kalbëzim; kalbje e qelizave. I mbuluar nga filia.
Shfaq përkufizimin e plotë →FILIÁL,~I m. sh. ~E, ~ET Degë e veçantë e një institucioni të madh qendror, e një ndërmarrjeje, kompanie etj., që e zhvillon veprimtarinë e vet si një organizëm vetëveprues. Filial…
Shfaq përkufizimin e plotë →FILIÉR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT tek. 1. Fije e gjatë dhe e hollë pambuku, najloni ose materiali tjetër që përdoret për qepje apo thurje. Thur me filierë.2. Makineri për hollimin e telav…
Shfaq përkufizimin e plotë →FILÍK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT I vogli i derrit të egër. Ushqej filikun.
Shfaq përkufizimin e plotë →FILÍK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT Filiqe. Bëj filikët e xhaketës.
Shfaq përkufizimin e plotë →FILÍP,~I m. sh. ~A, ~AT Qengj që e ka buzën e poshtme më të shkurtër se të sipërmen. Mblodhi filipat.
Shfaq përkufizimin e plotë →FILÍQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vrimë a vjegëz në një petk etj., ku futet kopsa për ta mbërthyer ose për ta varur diku; thile, syth. Filiqet e palltos. Hapi filiqet. 2. Lak a syth në…
Shfaq përkufizimin e plotë →FILÍÇ,~I m. sh. ~A, ~AT Shkop me një rrotull druri në fund, që shërben për të rrahur qumështin në tundës. Tund qumështin me filiç. Kishte bërë disa filiçë.✱Sin.: tundës, rrahës, rr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë