Fjalori
FIKEM

FÍK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. v. III Shuhet. Fiket zjarri. Drita ishte fikur. Iu fik makina papritur.
2. fig. gjen një e keqe e madhe, shkatërrohem keq, dëmtohem rëndë; e pësoj keq, marr fund, mbaroj. U fik fare. Iu fik shtëpia.
3. v. III edhe fig. Humbet dalëngadalë fuqinë etj.; nuk është më. Iu fikën shpresat.
4. v. III Fikatem. Fiken rrobat. Fikatet toka.
Sin.: shuhem, vdes, rrënohem, fikatem.
Iu fik (iu shkim) *pisha (dikujt). Iu fikën (iu shuan) *sytë (dikujt). S’më fiket (s’më trembet) *syri. Iu fik *zëri (dikujt). Ku fikesh ti? Për dikë që nuk reshtfoluri; mos fol më; mos vazhdo. bised.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: FIK
FIK

FI/K,~KU m. sh. ~Q, ~QTË bot. (lat. Ficus carica) 1. Pemë frutore me kurorëgjerë e të dendur, me lëvore ngjyrë hiri, me gjethemëdha e si këmbët e patës, që rritetvendengrohta dhe bën kokrratrajtën e një dardhe, me tul të ëmbël e plot faravogla, kokrra e kësaj peme. Fik i pjekur (i bërë, i arrirë;). Dru (gjethe) fiku. Varg fiqsh. Reçel fiku. Bukë fiku fiqgrirë, të ngjeshur si kulaç. Mblodhi një shportë me fiq.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtatregojnë llojendryshme fiqsh. Fik i zi (i bardhë). Fik bishtak. Fik deti (frëngu) (lat. Opuntia ficus indica, O. erinacea) bimë shumëvjeçare a shkurre e vendevengrohta, me gjethetrasha, të tulta e të mbuluara me gjemba dhe me frytekanë shije si të fikutzakonshëm; lule zbukurimi e ngjashme me këtë bimë. Fik dimëror, fikpiqetnëntor. Fik murrash. Fik patëllxhanës fikbën kokrra gjatoshengjyrë të patëllxhanit. Fik llopës fik i bardhë kokërrmadhpiqetshtator. Fik bualli fik vjeshtak kokërrmadh, që e ka cipënmurrme a të zezë dhe është shumë i ëmbël. Fik vjeshtak. Fik i vonë. Fik i lashtë fikpiqet herët. Fiqparë fiqtëpiqenqershor. Fiqdytë fiqtëpiqengusht ose në vjeshtë. Fik kokërrmadh (kokërrvogël). Fik i egër (lat. Caprificus insectifera, Ficus palmata).
3. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshta, të cilat shënojnë insektin që dëmton kokrrat, gjethet ose lëvoren e kësaj peme. Biruesi i fikut. Breshka e fikut. Çimka e fikut. Miza e zezë e fikut. Tenja e fikut.
Ka rënë nga fiku (dikush) tall. nuk është më në atë pozitëngritur, ra nga grada ose nga pozita, e ulëndetyrë; e pësoi; ka rënë (ka zbritur) nga kali; ka rënë nga dega; i shkau (i rrëshqiti) këmba (dikujt). Gjethe fiku diçkapërdoret për me kot për të fshehur diçka. Kur të hipë *derrifik iron. Kur të hipë *gomarifik iron. Kërkon fiq (*thana, dardha, rrush) në shënëndre (në dimër) (dikush). I mbin *pjergullafik (dikujt). *Pjergullfik. (Shkojnë) si fiku me arrën shkojnë shumë me njëri-tjetrin, i përshtaten shumë njëri-tjetrit; (shkojnë) si arra me palën. Kur shporta ka fiq, gjithë bota janë miq. (fj. u.). Mik për fiq (për interes) mik i rremë. Sheh fiku fikun (rrushi rrushin) e piqet marrin shembull njëri-tjetrin. Ulu (zbrit) nga fiku! iron. mos u mburr, shtrohu, mos u mbaj më të madh!; ule hundën!

FIK

FIK vep., ~A, ~UR kal. 1. Shuaj. Fik zjarrin (qiririn, llambën, dritën). E fiku motorin kur hyrioborr. E kishin fikur televizorin.
2. fig. I shkaktoj dikujt një të keqemadhe, e shkatërroj keq, e dëmtoj rëndë; e marrqafë. Ia fiku derën. E fiku sëmundja.
Sin.: shuaj, thaj, shkatërroj, dëmtoj, rrënoj.
I fik *derën (dikujt). fik (të shuan) *derën (dikush). fik (të shuan) *pishën (dikush). I fik *truallin (dikujt). fike, më moreqafëshkatërrove.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.