Fjalori
FIKATJE

FIKÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Fikje; shuarje; dobësim. Fikatja e dritave.
2. fiz. Amortizim i valës, i goditjes. Fikatje pneumatike.
Sin.: fikje, shuarje, dobësim.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: FIKAT
FIKAT

FIKÁT (FIKÁS) vep., ~A, ~UR 1. kal. Thaj pak; ter. E fikati era tokën.
2. kal. Fik; shuaj. E fikati zjarrin.
3. jokal. v. III Shuhet dalëngadalë, fiket. Fikati zjarri.
4. kal. edhe fig. Fashit. Fikat etjen. Fikat zemërimin.
5. jokal. v. III Fashitet. Fikati stuhia.
Sin.: thaj, ter, fraqoj, shuaj, përfik, përfiktoj, fashit.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.