Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FIKÁN,~E mb. 1. Që është shumë i varfër. U lidh me një njeri fikan.
2. Që është shumë i pazoti, i paaftë; përtac e grindavec. Ishte djalë fikan në punë.
3. Që ka mbetur vetëm, pa njeri. Në fshat kishin një të moshuar fikan.
4. Që prish shumë, që shpenzon vend e pa vend; që s'e man paranë; dorëshpuar. Tregtar fikan.
FIKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është shumë i varfër. Disa fikanë përfituan nga ndihmat.
2. Ai që është shumë i pazoti, i paaftë; përtac e grindavec. Fikani nuk u paraqit në punë për një javë.
3. Ai që ka mbetur vetëm, pa njeri. I ndihmonte fikanët pa familje.
4. Ai që prish shumë, që shpenzon vend e pa vend; ai që s'e mban paranë; dorëshpuar; shkapërdar. Ua dinte hiletë fikanëve.
FIKANÁK,~E mb. Plëngprishës. Djalë fikanak.
Shfaq përkufizimin e plotë →FIKANÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Plëngprishës. I ngjante fikanakut në veprime.
Shfaq përkufizimin e plotë →FIKÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që është shumë e varfër. Bashkia kishte ndihmuar fikanet e lagjes.2. Ajo që është shumë e pazonja, e paaftë; përtace e grindavece. Me atë fikanen …
Shfaq përkufizimin e plotë →FÍKAS ndajf. Baras, barazim, fit e fit. Tashmë ishin fikas.
Shfaq përkufizimin e plotë →FIKÁT (FIKÁS) vep., ~A, ~UR 1. kal. Thaj pak; ter. E fikati era tokën. 2. kal. Fik; shuaj. E fikati zjarrin. 3. jokal. v. III Shuhet dalëngadalë, fiket. Fikati zjarri.4. kal. edhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →►FIKÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. v. III Thahet paksa; teret. Fikaten rrobat. Fikatet toka. 2. v. III Fashitet. U fikat zhurma.3. vet. fig. Shuhem. U fikatën mosmarrëveshjet.4. v. I…
Shfaq përkufizimin e plotë →FIKÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Fikje; shuarje; dobësim. Fikatja e dritave.2. fiz. Amortizim i valës, i goditjes. Fikatje pneumatike.✱Sin.: fikje, shuarje, dobësim.
Shfaq përkufizimin e plotë →FIKÁTUR (i, e) mb. 1. I tharë paksa; i terur. Rroba të fikatura.2. I fikur; i shuar. Zjarr i fikatur.3. I dobësuar. Djem të fikatur.4. tek. I amortizuar. Goditje e fikatur.✱Sin.: i…
Shfaq përkufizimin e plotë →FIKÁTËS,~E mb. Që fikat. Mjete fikatëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →FIKÁTËS,~I m. sh. ~, ~IT tek. Amortizator i valës, i goditjes. Fikatës dridhjesh. Fikatës pneumatik (hidraulik).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë