Fjalori
FIKËT

FÍKËT,~IT (të) as. Humbje e përkohshme dhe e papritur e ndjenjave dhe e vetëdijes, për shkakndonjë sëmundjeje, të një tronditjeje shpirtërore etj.; të hollët, zali. I ra të fikët. I vintefikët.
Sin.: hollë, të lehtë, të lig, ligështi, të pakët, të rëndë, të verdhë, fikje, zali, mekth, pasrregull, vilani, alivan, shajtim, pelikor, tanëza.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: FIK
FIK

FI/K,~KU m. sh. ~Q, ~QTË bot. (lat. Ficus carica) 1. Pemë frutore me kurorëgjerë e të dendur, me lëvore ngjyrë hiri, me gjethemëdha e si këmbët e patës, që rritetvendengrohta dhe bën kokrratrajtën e një dardhe, me tul të ëmbël e plot faravogla, kokrra e kësaj peme. Fik i pjekur (i bërë, i arrirë;). Dru (gjethe) fiku. Varg fiqsh. Reçel fiku. Bukë fiku fiqgrirë, të ngjeshur si kulaç. Mblodhi një shportë me fiq.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtatregojnë llojendryshme fiqsh. Fik i zi (i bardhë). Fik bishtak. Fik deti (frëngu) (lat. Opuntia ficus indica, O. erinacea) bimë shumëvjeçare a shkurre e vendevengrohta, me gjethetrasha, të tulta e të mbuluara me gjemba dhe me frytekanë shije si të fikutzakonshëm; lule zbukurimi e ngjashme me këtë bimë. Fik dimëror, fikpiqetnëntor. Fik murrash. Fik patëllxhanës fikbën kokrra gjatoshengjyrë të patëllxhanit. Fik llopës fik i bardhë kokërrmadhpiqetshtator. Fik bualli fik vjeshtak kokërrmadh, që e ka cipënmurrme a të zezë dhe është shumë i ëmbël. Fik vjeshtak. Fik i vonë. Fik i lashtë fikpiqet herët. Fiqparë fiqtëpiqenqershor. Fiqdytë fiqtëpiqengusht ose në vjeshtë. Fik kokërrmadh (kokërrvogël). Fik i egër (lat. Caprificus insectifera, Ficus palmata).
3. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshta, të cilat shënojnë insektin që dëmton kokrrat, gjethet ose lëvoren e kësaj peme. Biruesi i fikut. Breshka e fikut. Çimka e fikut. Miza e zezë e fikut. Tenja e fikut.
Ka rënë nga fiku (dikush) tall. nuk është më në atë pozitëngritur, ra nga grada ose nga pozita, e ulëndetyrë; e pësoi; ka rënë (ka zbritur) nga kali; ka rënë nga dega; i shkau (i rrëshqiti) këmba (dikujt). Gjethe fiku diçkapërdoret për me kot për të fshehur diçka. Kur të hipë *derrifik iron. Kur të hipë *gomarifik iron. Kërkon fiq (*thana, dardha, rrush) në shënëndre (në dimër) (dikush). I mbin *pjergullafik (dikujt). *Pjergullfik. (Shkojnë) si fiku me arrën shkojnë shumë me njëri-tjetrin, i përshtaten shumë njëri-tjetrit; (shkojnë) si arra me palën. Kur shporta ka fiq, gjithë bota janë miq. (fj. u.). Mik për fiq (për interes) mik i rremë. Sheh fiku fikun (rrushi rrushin) e piqet marrin shembull njëri-tjetrin. Ulu (zbrit) nga fiku! iron. mos u mburr, shtrohu, mos u mbaj më të madh!; ule hundën!

FIK

FIK vep., ~A, ~UR kal. 1. Shuaj. Fik zjarrin (qiririn, llambën, dritën). E fiku motorin kur hyrioborr. E kishin fikur televizorin.
2. fig. I shkaktoj dikujt një të keqemadhe, e shkatërroj keq, e dëmtoj rëndë; e marrqafë. Ia fiku derën. E fiku sëmundja.
Sin.: shuaj, thaj, shkatërroj, dëmtoj, rrënoj.
I fik *derën (dikujt). fik (të shuan) *derën (dikush). fik (të shuan) *pishën (dikush). I fik *truallin (dikujt). fike, më moreqafëshkatërrove.


Rezultate të ngjashme

FÍK/Ë,~A f. 1. Shkatërrim, rrënim i plotë i dikujt a i diçkaje; e keqe e madhe, fatkeqësi (edhe fig.). Fika e shtëpisë. I erdhi fika.2. fig. Skamje, varfëri e madhe; degradim i një…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FÍKËS,~II m. sh. ~, ~IT 1. Vegël e posaçme a aparat që shërben për të fikur zjarrin ose flakën. Fikës me ujë. Kontrolloi të gjithë fikësit.2. fet. Mjet i thjeshtë (një bisht i gjat…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FÍKËS,~III m. sh. ~, ~IT zool. (lat. Oriolus oriolus) Zog shtegtar i harabelorëve, me pupla të verdha të ndritura dhe krahë të zinj e sqep të kuq, që ushqehet me fiq; beng; brojcë.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FÍKËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Fikës. Mori fikësen e zjarrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.