Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FI/K,~KU m. sh. ~Q, ~QTË bot. (lat. Ficus carica) 1. Pemë frutore me kurorë të gjerë e të dendur, me lëvore ngjyrë hiri, me gjethe të mëdha e si këmbët e patës, që rritet në vende të ngrohta dhe bën kokrra në trajtën e një dardhe, me tul të ëmbël e plot fara të vogla, kokrra e kësaj peme. Fik i pjekur (i bërë, i arrirë;). Dru (gjethe) fiku. Varg fiqsh. Reçel fiku. Bukë fiku fiq të grirë, të ngjeshur si kulaç. Mblodhi një shportë me fiq.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që tregojnë lloje të ndryshme fiqsh. Fik i zi (i bardhë). Fik bishtak. Fik deti (frëngu) (lat. Opuntia ficus indica, O. erinacea) bimë shumëvjeçare a shkurre e vendeve të ngrohta, me gjethe të trasha, të tulta e të mbuluara me gjemba dhe me fryte që kanë shije si të fikut të zakonshëm; lule zbukurimi e ngjashme me këtë bimë. Fik dimëror, fik që piqet në nëntor. Fik murrash. Fik patëllxhanës fik që bën kokrra gjatoshe në ngjyrë të patëllxhanit. Fik llopës fik i bardhë kokërrmadh që piqet në shtator. Fik bualli fik vjeshtak kokërrmadh, që e ka cipën të murrme a të zezë dhe është shumë i ëmbël. Fik vjeshtak. Fik i vonë. Fik i lashtë fik që piqet herët. Fiq të parë fiqtë që piqen në qershor. Fiq të dytë fiqtë që piqen në gusht ose në vjeshtë. Fik kokërrmadh (kokërrvogël). Fik i egër (lat. Caprificus insectifera, Ficus palmata).
3. Pjesë e dytë e emërtimeve të pathjeshta, të cilat shënojnë insektin që dëmton kokrrat, gjethet ose lëvoren e kësaj peme. Biruesi i fikut. Breshka e fikut. Çimka e fikut. Miza e zezë e fikut. Tenja e fikut.
♦ Ka rënë nga fiku (dikush) tall. nuk është më në atë pozitë të ngritur, ra nga grada ose nga pozita, e ulën në detyrë; e pësoi; ka rënë (ka zbritur) nga kali; ka rënë nga dega; i shkau (i rrëshqiti) këmba (dikujt). Gjethe fiku diçka që përdoret për me kot për të fshehur diçka. Kur të hipë *derri në fik iron. Kur të hipë *gomari në fik iron. Kërkon fiq (*thana, dardha, rrush) në shënëndre (në dimër) (dikush). I mbin *pjergulla në fik (dikujt). *Pjergull në fik. (Shkojnë) si fiku me arrën shkojnë shumë me njëri-tjetrin, i përshtaten shumë njëri-tjetrit; (shkojnë) si arra me palën. Kur shporta ka fiq, gjithë bota janë miq. (fj. u.). Mik për fiq (për interes) mik i rremë. Sheh fiku fikun (rrushi rrushin) e piqet marrin shembull njëri-tjetrin. Ulu (zbrit) nga fiku! iron. mos u mburr, shtrohu, mos u mbaj më të madh!; ule hundën!
FIK vep., ~A, ~UR kal. 1. Shuaj. Fik zjarrin (qiririn, llambën, dritën). E fiku motorin kur hyri në oborr. E kishin fikur televizorin.
2. fig. I shkaktoj dikujt një të keqe të madhe, e shkatërroj keq, e dëmtoj rëndë; e marr më qafë. Ia fiku derën. E fiku sëmundja.
✱Sin.: shuaj, thaj, shkatërroj, dëmtoj, rrënoj.
♦ I fik *derën (dikujt). Të fik (të shuan) *derën (dikush). Të fik (të shuan) *pishën (dikush). I fik *truallin (dikujt). Më fike, më more në qafë më shkatërrove.
FIKÁN,~E mb. 1. Që është shumë i varfër. U lidh me një njeri fikan.2. Që është shumë i pazoti, i paaftë; përtac e grindavec. Ishte djalë fikan në punë. 3. Që ka mbetur vetëm, pa nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →FIKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është shumë i varfër. Disa fikanë përfituan nga ndihmat.2. Ai që është shumë i pazoti, i paaftë; përtac e grindavec. Fikani nuk u paraqit në punë p…
Shfaq përkufizimin e plotë →FÍKAS ndajf. Baras, barazim, fit e fit. Tashmë ishin fikas.
Shfaq përkufizimin e plotë →FIKÁT (FIKÁS) vep., ~A, ~UR 1. kal. Thaj pak; ter. E fikati era tokën. 2. kal. Fik; shuaj. E fikati zjarrin. 3. jokal. v. III Shuhet dalëngadalë, fiket. Fikati zjarri.4. kal. edhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →►FÍK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. v. III Shuhet. Fiket zjarri. Drita ishte fikur. Iu fik makina papritur. 2. fig. Më gjen një e keqe e madhe, shkatërrohem keq, dëmtohem rëndë; e pësoj…
Shfaq përkufizimin e plotë →FÍKJ/E,~A f. 1. Shuarje. E lodhi shuarja e flakëve në pyll.2. Mbyllje e dritave, e aparaturave me rrymë. Bëri fikjen e pajisjeve. 3. fig. Rrënim, shkatërrim, dëmtim i rëndë. Ishte …
Shfaq përkufizimin e plotë →FIKS,~E mb. I caktuar me përpikëri; që nuk mund të ndryshohet, që nuk luan; i palëvizshëm; i prerë. Çmime fikse. Marr pagesë fikse.✱Sin.: i palëvizshëm, i pandryshueshëm, i prerë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FIKS ndajf. Pikërisht në kohën e caktuar, as më herët as më vonë. Erdhi fiks në kohë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FIKS pj. Pikërisht. Në orën tetë fiks.✱Sin.: pikërisht, mu, tamam, bash.
Shfaq përkufizimin e plotë →FÍK/Ë,~A f. 1. Shkatërrim, rrënim i plotë i dikujt a i diçkaje; e keqe e madhe, fatkeqësi (edhe fig.). Fika e shtëpisë. I erdhi fika.2. fig. Skamje, varfëri e madhe; degradim i një…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë