Fjalori
FIJE

FÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Pe i hollë, fill; çdo pjesë shumë e hollëpërbën pambukun, leshin etj. Fije leshi (mëndafshi, liri, najloni). Pambuk me fijegjata.
2. Diçka shumë e hollë dhe e gjatë, që i ngjan perit; fill; diçka e hollë dhe e imët. Fije nervore. anat. Fijet muskulore. anat. penjëzat. Fije floku. Fije bari (kashte). Fije fshese. Fije teli (bakri, argjendi, çeliku). Fije shkrepëseje. Fije merimange. Fije kadaifi (makaronash). Fijet e borës.
3. Gjethe. Fije duhani.
4. Fidan i ri i perimeve. I marr fijet e domateve nga farishta dhe i mbjell në parcelën aty pranë.
5. Fletë e hollë, e gjerë dhe e sheshtë. Fije e letrës. Fije kompensate.
6. edhe fig. Sasi shumë e pakët e diçkaje, një pakicë, një çikë (me nyjën joshquese një). Një fije bukë. Një fije ujë. Kam një fije dyshim.
7. Një copë tokë e ngushtë në mes të rrjedhëslumit, ishull i vogël e i zgjatur në mes të ujit. Presin dru në fije. I nxorën lopëtfije.
8. fig. Diçkalidh ose që bashkon një send, një njeri a një grup njerëzish me një tjetër; lidhje, fill. Fijet e miqësisë. Fija e bisedës. Këputen fijet. I ngatërroi fijet.
Sin.: fill, pe, tjerr, gjethe, fletë, çikë, thërrime, grimë, gram, dërhem, lidhje, zerre, stom, flok.
I ra në fije (në fill) (dikush) shih i ra pikës (dikush). Asnjë fije (qime) floku asnjë thërrime, asnjë çikë, aspak. Fluturon me një fije bar (dikush) përçm. i rritet mendja shpejt; rrëmbehet lehtë, flet a vepron gabim duke u kapur pas diçkaje farevogël, nuk e mendon mirë e shtruar diçka. Është me dy fije *brinjë (dikush). Ështëfije (në fill) (dikush) ështërregull, sillet e punon mirë, vepron si duhet; ështëvijë; e ka (i ka punët) në vijë. I ka fijet *mbarë (dikush). E ka mendjen fije peri (dikush) është i zgjuar, është mendjehollë; e ka mendjenrregull, nuk e ka humbur mendjen. Kapet pas fijesflokut (së perit) (dikush) kapet pas diçkaje jo të sigurt; mbahet me shpresakota; mbahet pas flokëve të vet iron. Kapet (mbahet) pas fijeskashtës (dikush) kapet pas diçkajevogël e të dobët, që nuk e shpëton dot. Luan fijet (dikush) përpiqetrregullojë dikë a diçka, duke vënëlëvizje njerëz a duke përdorur mjete e mënyravetat, pa dalëshesh. I ka mbetur shpirtifijeperit (dikujt) është i sëmurë rëndë, është shumë i dobët nga shëndeti, mezi mbahetkëmbë; është duke vdekur; ka shkuar (është) në fije (dikush); e la shëndeti (dikë); e ka qafën me një dell (dikush); i numërohet ujigurmaz. U ngatërruan fijet dolën pengesapapritura në një punë, u prish rregulli a rendi; u më e ndërlikuar diçka; u rrëmujë, s’di nga ta kapësh; u ngatërrua lëmshi; u ngatërruan penjtë. Ngatërron fijet (dikush) e bën diçka më të ndërlikuar, më të vështirë; krijon një gjendjevështirë a të paqartë; e bën rrëmujë sa s’di nga ta kapësh; ngatërron lëmshin; ngatërron penjtë. Ka shkuar (është) fije (dikush) është dobësuar e është tretur shumë, është shumë i sëmurë; është lodhur shumë; e ka qafën me një dell; është zgrip. I shkon (i vjen) pas fijes (pas fillit) (dikujt) flet e sillet në atë mënyrë që t’i bëjë qejfin dikujt tjetër, nuk ia prish, thotë a bën ç’do ai; i shkon pas qejfit; i shkon (i vjen) pas fillit. Varet (është) në fijeperit (të flokut) (dikush a diçka) ështërrezikmadh, për pak mund ta pësojë ose të shpëtojë; nuk ka asnjë siguri, rreziku është fare pranë. E vuri (e solli) në (për) fije (diçka) e vurirregull, e rregulloi, e bëri si duhet; i dha fill (diçkaje); e vuriudhëmbarë; e vuri (e solli) në vijë. Erdhifije. 1. (dikush). U mirë pas një sëmundjeje a pas një gjendjejevështirë, u përmirësua; e mori veten; erdhivete. 2. (diçka). U rregullua, ecënmirë; erdhivijë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: FILL
FILL

FI/LL,~LLI m. sh. ~JE, ~JET 1. Pe i hollë pambuku, leshi, mëndafshi etj., që përdoret për të endur, për të qepur etj.; fije. Fill i dredhur. Fill pambuku (leshi, mëndafshi). Fabrika e fillit. Shkoj fillingjilpërë.
2. Tel; send shumë i hollë e i gjatë që i ngjet perit; qime. Fill elektriku. Fill telefoni. Fill floku.
3. fig. Ajolidh ose bashkon një send, një njeri a një grup njerëzish me një tjetër; lidhje. Fijepadukshme. Fijet e komplotit. Janë lidhur me shumë fije.
4. fig. Shkaku i diçkaje; burimi i lindjes, fillimi i zhvillimitdiçkaje. Filli i mbarë i punës.
Sin.: pe, fije, tel, qime, lidhje, fillim.
Ashtuvajti filli nuk pata fat, nuk më eci, më vajti ters, nuk më del asgjë mbarë; jam fatkeq; kam qimen e ujkut; kam qimen e derrit; kam lëkurën e ujkut; kund. doli (më erdhi) lepurishteg. Biefill (me dikë) pajtohemmendim a merrem vesh mirë me dikë, vij në një mendje me të; bie ujdi; e gjej fjalën. I ra në fill (në *fije) (dikush). I doli filli (diçkaje) përfundoi, mbaroi, u krye. Fill për fill. 1. Pikërisht ashtu, pa asnjë dallim; pikë për pikë. 2. Vetëm për vetëm; fillikat. Fill e nga një fill pak e nga pak; shkallë-shkallë. Për fill e për fërkem me hollësi e me kujdesin më të madh, duke e vështruar ngagjitha anët, pa lënë asgjë jashtë vëmendjes; fill e për pe; gjerë e gjatë; degëdegë. Fill e flakë shih flakë për (më) flakë. Fill i këputur njeri i mjerë; njeri i dështuar a i pafat; njeri që nuk u qëndron dot vështirësive, rreziqeve etj. Filli e ndau (dikë) ishterrezikmadh; shpëtoi për një qime (dikush); qimja e ndau. Fill e për pe një për një, hollësisht, me imtësi; derifund, pa lënë asgjë; për fill e për fërkem; gjerë e gjatë; degëdegë. Fill shkrepëseje njeri shumë i hollë nga trupi; shumë i dobët, kleçkë. Ia gjej fillin (diçkaje) zbuloj ku e ka diçka burimin, fillimin a shkakun; e gjej nga t’ia nis; ia gjej anën; e kap lëmshin nga peri. S’ia gjej (dot) fillin (diçkaje) shih s’ia gjej dot anën (diçkaje). Nuk i gjendet filli (diçkaje); u ngatërruan fijet, është shumë e ngatërruar, s’di nga ta kapësh; është bërë lëmsh (diçka); është bërë lesh e li (diçka); është bërë lesh arapi (diçka). Ia heq fillin (dikujt a diçkaje) nuk i kushtojasnjë vëmendje dikujt a diçkaje, nuk kujdesem e nuk bëhemmerak për të, nuk merrem më me të, nuk ia var; e shpërfill; e lë deng (pa markë) (dikë a diçka); e lëshoj dore (dikë). Ia hoqën fillin (dikujt) nuk ka asnjë shpresë shpëtimi, është gati për të vdekur. E humb fillin hutohem trullosem, s’di ç’të bëj, nuk orientohet dot; humb filli (i lëmshit); e humb toruan; e humb busullën. humb filli hutohem fare, e humb rrjedhën e mendimeve, nuk arsyetoj dot më tej; e humb fillin; e humb toruan; e humbi pusullën. I iku filli (diçkaje) nisiprishet a të shthuret e s’e ndal dot më; s’ke nga ta kapësh më; u shthur lëmshi. I dha fill (diçkaje) e zgjidhi a bëri që të ecë mirë; e vuri (e solli) në (për) fije (diçka); e vuriudhë (të mbarë) (diçka); e vuri (e solli) në vijë (diçka). Ia kap (ia zë) fillin (diçkaje). 1. E gjej rrugën e drejtë e më të mirë si t’ia filloj një pune ose si ta zgjidh një çështje. 2. E kuptoj se ku nis diçka, ku është shkaku a qëllimi, për çfarë flitet etj. Kushfill e kushmajë shih njëri i bie gozhdës (thumbit) e tjetri potkoit. Ia ka lëshuar fillin (dikujt) e ka lënëlirëveprojë si të dojë, nuk e mban më nën kujdes e në vëmendje, s’e përfill e s’e kontrollon më; ia ka hequr kapistrën. Merr fill (diçka). 1. Nis, fillon; fill. 2. Merrkrisur, nisçahet. E mblodhi fillin (dikush) arritipërqendrohet pas një shpërqendrimi, pas një hutimi, pas një paniku etj., erdhigjendje normale, tash e zotëron dhe e kontrollon veten; erdhivete; e mori veten. Ia preu fillin e jetës (*jetën) (dikujt). Pa u trashur filli pa u bërë më e madhe a më e ndërlikuar një çështje; pa u acaruarshumë, pa u rënduarkeq gjendja. Vajti (shkoi) në fill (te vdekja) sa s’vdiq. Si do t’i vejë filli (dikujt a diçkaje) si do të ecë e si do të përfundojë, si do të shkojë më tej, si do të ecë puna; ç’rrugë do të marrë (dikush a diçka). fill (diçka) nis, fillon; e ka burimin; merr fill.

FILL


Rezultate të ngjashme

FIJEÁR [FIJEÁRI] mb. Që është i qëndisur me fije ari. Fustan fijeari.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FIJETÁK,~E mb. 1. Fijezor. Material fijetak.2. fig. Që është i matur, i qetë dhe dinjitoz. Burrë fijetak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FIJETÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i matur, i qetë dhe dinjitoz. Me një fijetak ia kishte ënda të bisedonte.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FIJETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Fijezim. Pajisje fijetimi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FIJET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Fijezoj. Fijetoj shtëllungat e leshit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FIJETÓR,~E mb. Fijezor. Përçues fijezor.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FÍJEZ,~A f. sh. ~A, ~AT Fije shumë e hollë a shumë e shkurtër. Mbledh fijeza bari. Fijezat nervore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FIJEZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Ndarje në fije, të bërit fije-fije. Makinat e fijezimit.Sin.: penjëzim, tjerrje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FIJEZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ndaj në fije, bëj fije-fije; e bëj fije. Fijezoj leshin. 2. jokal., v. III Lëshon penjëza, krijon fije. Fijezoi pëlhura.Sin.: penjëzoj, tjerr.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FIJEZÓR,~E mb. Që është si fije; që është fije-fije. Lëndë fijezore. Skelet fijezor. Sin.: fijor, penjëzor.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.