Fjalori
FIER

FÍER,~I m., bot. (lat. Pteridium aquilinium, Pteris aquilina) Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcelldrejtë e të hollë, me gjethegjelbra e të dhëmbëzuaratrajtën e një puple, pa lule, e cila rritet nëpër pyje e në tokavarfra e të thata dhe përdoret zakonisht për t'ua shtruar bagëtive, për të mbuluar kasollet etj. Fier i njomë (i thatë). Fier mashkull (lat. Asplenum filixmas, Dryopteris filixmas, Polystichum filixmas) fier, rrënja e të cilit përdoret si bar kundër shiritit. Fier guri (lat. Asplenium trichomanes) lloj fieri shumë i shkurtër, që rritet nëpër shkëmbinj, me gjethevogla e të rrumbullakëta dhe me rrënjët si xhufkë. I shtrojnë fier bagëtisë. Mbuloj me fier.


Rezultate të ngjashme

FIERÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Fierishtë. Ishte fshehur në një fierajë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FIERÁK,~E mb. Që lidhet me Fierin ose me fierakët, që është karakteristik për Fierin ose për fierakët, i Fierit ose i fierakëve; që është krijuar nga fierakët. Familje fierake. Eki…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FIERÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës nga Fieri ose ai që e ka prejardhjen nga Fieri. Shoqërohej me disa fierakë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FIERÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse nga Fieri ose ajo që e ka prejardhjen nga Fieri. Fieraket zbritën nga autobusi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FIERÁKÇE ndajf., bised. Si flasin, këndojnë, hedhin valle etj. fierakët. Fliste fierakçe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FIERGÚR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Asplenium trichomanes) Fier guri. Gjethet e fiergurit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FIERÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Fierishtë. Vendi ishte kthyer në fierinë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FIER/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., v. III Shkon fluturimthi mbi kokë. I fieroi mbi kokë një shkop.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FIERÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Fierishtë. Fierorja matanë fshatit.2. kryes. sh., bot. Familje bimësh barishtore shumëvjeçare, me kërcell të drejtë e të hollë pa lule, me gjethe të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

FÍERZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Polypodium vulgare) Bari i ëmbël, bari i kulloshtrës. Një tufë fierzash të thata.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.