Fjalori


Rezultate të ngjashme

FETARÍ,~A f. Të qenët fetar. Fetaria e vërtetë. Morali i fetarisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FETARIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Të bërit fetar, vënie nën ndikimin e fesë. Fetarizimi i njerëzve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►FETARIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bëhem fetar; vihem nën ndikimin e fesë. Ishin fetarizuar si familje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FETARIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj fetar dikë, vë dikë nën ndikimin e fesë. E fetarizoi një prej shokëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FETARIZÚAR (i, e) mb. Që është fetarizuar. Njerëz të fetarizuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FETARIZÚES,~E mb. Që bën dikë fetar, që synon vënien e dikujt nën ndikimin e fesë. Propagandë fetarizuese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FETARÍZ/ËM,~MI m. 1. Të qenët fetar, fetari. Parimet e fetarizmit. 2. Zell në çështjet e fesë. Njihej për fetarizëm të flaktë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.