Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FETÁR,~E mb. 1. Që lidhet me fenë, i fesë; që mbështetet në fe; që merret me mësimin a me propagandimin e fesë; që bëhet sipas kërkesave të fesë. Kryej rite fetare. Kishte mbaruar një shkollë fetare. Lexonte libra fetarë. Moral fetar. Festë fetare. Sekte fetare. Institucione fetare. Urdhër fetar. Dogmë fetare.
2. Që beson te Zoti; që beson në një fe; që i kryen rregullisht ritet fetare. Njeri fetar.
FETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që merret me mësimin a me propagandimin e fesë. Disa fetare kishin ardhur në fshat për mësimin e fesë. 2. Ajo që beson te Zoti; ajo që beson në nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →FETARÍ,~A f. Të qenët fetar. Fetaria e vërtetë. Morali i fetarisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FETARÍSHT ndajf. Nga ana fetare; sipas fesë. I shkolluar fetarisht. I përgatitur fetarisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →FETARIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Të bërit fetar, vënie nën ndikimin e fesë. Fetarizimi i njerëzve.
Shfaq përkufizimin e plotë →►FETARIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bëhem fetar; vihem nën ndikimin e fesë. Ishin fetarizuar si familje.
Shfaq përkufizimin e plotë →FETARIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj fetar dikë, vë dikë nën ndikimin e fesë. E fetarizoi një prej shokëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FETARIZÚAR (i, e) mb. Që është fetarizuar. Njerëz të fetarizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →FETARIZÚES,~E mb. Që bën dikë fetar, që synon vënien e dikujt nën ndikimin e fesë. Propagandë fetarizuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →FETARÍZ/ËM,~MI m. 1. Të qenët fetar, fetari. Parimet e fetarizmit. 2. Zell në çështjet e fesë. Njihej për fetarizëm të flaktë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FÉTA-FÉTA ndajf. Rriska-rriska. E ndau bukën feta-feta.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë