Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FÉST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Kësulë prej cohe të bardhë, që e mbajnë kryesisht burrat; takije, fes, qeleshe (pjesë e veshjes sonë popullore). Hoqi festen dhe u përshëndet me të zotin e shtëpisë.
2. Kësulë a kapelë pa strehë, zakonisht prej cohe të kuqe dhe më e ngushtë në majë, e cila mbahet kryesisht nga burrat në disa vende të Lindjes së Afërme dhe të Afrikës Veriore. Miqtë kishin vënë feste me xhufkë.
✱Sin.: fes, kësulë, takije, qeleshe.
♦ E hedh (e vë) festen (*qeleshen, kapelën, kësulën, takijen) mënjanë. E hedh (e vë) festen (qeleshen, kapelën, kësulën, takijen) mbi *sy. I ka mendtë në *tufë të festes (dikush). Sipas *kokës i vënë festen (dikujt). Më vjen (më sillet) festja (takija) *rrotull. Më vjen (më sillet) festja (takija) *vërdallë. Djali pa lerë e festja (djepi) blerë. Peshku në det e tigani në zjarr. E ka mizën nën feste (kësulë, shapkë) ka frikë se mos i zbulohet faji që ka bërë, e ndien veten fajtor dhe rri i shqetësuar. I ka trutë në majë të festes është mendjelehtë, i fluturon mendja.
FÉST/Ë ~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ditë e shënuar që kremtohet çdo vit për të përkujtuar një ngjarje të rëndësishme në jetën e një populli; ditë që dallohet nga të tjerat se lidhet me një ngjarje të caktuar e të gëzuar; ngjarje e gëzueshme për dikë. Festë kombëtare (ndërkombëtare). Festa e Pavarësisë (e Çlirimit). Urim për festat. Ditë feste. Festë fetare. Festë zyrtare festë e vendosur zyrtarisht nga shteti.
2. Festim. Lexoi programin e festës.
✱Sin.: festim, ceremoni, kremtim.
FESTEZÍ mb. 1. Që mban feste në ngjyrë të zezë. Erdhi me disa djem festezinj.2. fig. Që është i keq e zemërlig. Njeri festezi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FESTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që shkon si i ftuar për të marrë pjesë në një festë; ai që merr pjesë në një festë. Sheshi ishte plot me festarë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FESTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që shkon si e ftuar për të marrë pjesë në një festë; ajo që merr pjesë në një festë. Festaret e reja kishin mbërritur në qendrën e qytetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FESTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur festojmë; kremtimi i një dite të shënuar me veprimtari politike, shoqërore, kulturore etj.; bërja festë. Festimi i Ditës së Flamurit. 2. Vep…
Shfaq përkufizimin e plotë →FESTÍV,~E mb. Që bëhet për festë; që është si për festë. Koncert festiv. Atmosferë festive.
Shfaq përkufizimin e plotë →FEST/ÓJ vep., ~VA, ~ÚAR kal. dhe jokal. Përkujtoj një ditë të shënuar, një ngjarje me rëndësi politike, shoqërore, kulturore etj.; bëj festë; kremtoj një festë. Festoi Vitin e Ri. …
Shfaq përkufizimin e plotë →FESTÓN,~I m. sh. ~E, ~ET Zbukurim me lulevarg. Po merrej me festone.
Shfaq përkufizimin e plotë →FESTÚAR (i, e) mb. Që festohet me veprimtari politiko-shoqërore, kulturore etj. Dita e Pavarësisë së Kosovës, e festuar madhërishëm, bëri jehonë në shtypin botëror.
Shfaq përkufizimin e plotë →FESTÚES,~E mb. Që feston a bën festë. Valltarët festues.
Shfaq përkufizimin e plotë →FÉST/Ë ~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ditë e shënuar që kremtohet çdo vit për të përkujtuar një ngjarje të rëndësishme në jetën e një populli; ditë që dallohet nga të tjerat se lidhet me një…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë