Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FENOLÍK mb. Që ka vetitë e fenolit. Lëndë fenolike.
Shfaq përkufizimin e plotë →FENOLOGJÍ,~A f. libr. Studimi shkencor i dukurive biologjike periodike, kryesisht i lidhjeve midis klimës dhe jetës së bimëve dhe të kafshëve. Ai merrej me fenologji.
Shfaq përkufizimin e plotë →FENOLOGJÍK,~E mb., libr. Që ka lidhje me fenologjinë. Studim (vëzhgim) fenologjik. Fazat fenologjike të bimëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FENOMÉN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dukuri. Fenomen fizik (kimik). Studionte fenomenet shoqërore. Fenomenet e natyrës i bënin përshtypje. 2. fig. Njeri me prirje dhe aftësi të jashtëzakon…
Shfaq përkufizimin e plotë →FENOMENÁL mb. I jashtëzakonshëm, i rrallë. Kujtesë fenomenale. Sportist fenomenal.✱Sin.: i jashtëzakonshëm, i rrallë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FENOMENALÍST,~E mb., filoz. Që ka lidhje me fenomenalizmin. Rrymë fenomenaliste.
Shfaq përkufizimin e plotë →FENOMENALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT filoz. Ai që merret me fenomenalizëm. Mendimi i fenomenalistëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FENOMENOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT filoz. Ai që merret me fenomenologji. Ndikimi i fenomenologëve në filozofi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FENOTÍP,~I m. sh. ~A, ~AT Veti të dukshme të një organizmi që krijohen nga ndërveprimi i gjenotipit me mjedisin. Fenotipa të ndryshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →FENOTIPÍK,~E mb. Që ka lidhje me fenotipin. Mjedis fenotipik.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë