Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FEMËRORIZÚES,~E mb., gjuh. Që kthen në gjini femërore. Formant femërorizues. Prapashtesë femërorizuese.
FEMËR/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR v. III Bën një pjellë femër, pjell femra (për kafshët); kund. mashkullon. Ishte një lopë që femëronte.
Shfaq përkufizimin e plotë →FEMËRÓR,~E mb. 1. Që mund të lindë fëmijë; që pjell të vegjël ose vezë; që i përket femrës, i femrës. Organet riprodhuese femërore. 2. Që lidhet me vajzat a me gratë; që është vetë…
Shfaq përkufizimin e plotë →FEMËRÓR/E,~JA f. 1. gjuh. Gjinia femërore. Femërorja e emrave.2. bot. Vezorja e lules. Studion femëroren e lules.
Shfaq përkufizimin e plotë →FEMËRORIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. Veprimi kur femërizojmë; kthim në gjini femërore. Femërorizimi i emrave.
Shfaq përkufizimin e plotë →►FEMËRORIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR v. III, gjuh. Kthehet në gjini femërore (një emër). Emrat u femërorizuan nga nxënësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FEMËRORIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., gjuh. Kthej në gjini femërore (një emër). Femërorizoj disa emra.
Shfaq përkufizimin e plotë →FEMËRORIZÚAR (i, e) mb., gjuh. Që është kthyer në gjini femërore. Emër i femërorizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë