Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FEKS vep., ~A, ~UR 1. jokal., vet. v. III Fillon të ndriçojë; shkëlqen, regëtin, llapëtin, llamburit. Feksi drita. Feksin reklamat. Feksin muret.
2. v. III Agon. U nisën për udhë sapo feksi.
3. kal. E pastroj diçka me të fërkuar etj. dhe e bëj që të shkëlqejë, e ndrit. I feksi mobiliet.
4. v. III, fig. Duket a shfaqet qartë diçka, bie menjëherë në sy; më vjen në mendje diçka menjëherë; shkëlqen, veton. I fekste gëzimi në fytyrë.
5. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) fig., bised. Ia arrij qëllimit, ia dal në krye; më ndez. U përpoq, por nuk i feksi.
✱Sin.: shkëlqej, ndrit, llamburit, regëtin, llapëtin, agon, shkrep, shkëlqen, veton.
♦ I feksin *sytë (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë