Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FEDERATÍV,~E mb. 1. Që është ndërtuar si një federatë shtetesh, që përbëhet nga disa shtete më të vogla; që bën pjesë në një federatë. Shtet federativ. Lidhja mes republikave federative.
2. Që lidhet me mënyrën e qeverisjes ose të organizimit të një federate. Raportet ndërmjet njësive federative. I organizuar mbi parime federative.
FEDERÁL,~E mb. 1. Federativ. Shtet federal. Republikë federale. Sistem federal. 2. Që i përket një federate shtetesh; që ka të bëjë me një federatë shoqërish a organizatash të ndry…
Shfaq përkufizimin e plotë →FEDERÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Drejtues i organizatës së partisë fashiste në një prefekturë gjatë pushtimit fashist italian në Shqipëri. U përball me federalët.
Shfaq përkufizimin e plotë →FEDERALÍST,~E mb. Që ka të bëjë me federalizmin, që organizohet sipas federalizmit apo përkrah federalizmin. Shtet federalist. Model federalist i qeverisjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →FEDERALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që përkrah federalizmin. Pikëpamjet e federalistëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FEDERALÍZ/ËM,~MI m. Sistem i organizimit shtetëror ku disa shtete ose njësi më të vogla bashkohen nën një qeveri qendrore, por secila prej tyre ruan njëfarë autonomie kushtetuese. …
Shfaq përkufizimin e plotë →FEDERÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shtet i përbërë nga bashkimi i disa shteteve më të vogla, që varen nga qeveria qendrore, por që kanë një farë pavarësie kushtetuese; bashkim i disa s…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë