Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FAZÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Phasianus colchicus colchicus) Shpend i egër, me trup sa të gjelit, me bisht të gjatë, me pupla të bukura shumëngjyrëshe, që gjuhet për mishin e tij të shijshëm; mishi i këtij shpendi i gatuar si gjellë. Fazan mashkull (femër). Fazan i pjekur. Pendë (vezë) fazani.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që tregojnë lloje të ndryshme fazanësh. Fazan i artë (lat. Chrysolophus pictus). Fazan çafkëmadh (lat. Pucrasia macrolopha). Fazan gjakësor (lat. Ithaginis cruentus). Fazan qafëbardhë (lat. Phasianus colchicus torquatus).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë