Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FASHÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka pushuar dalëngadalë së vepruari; që as dëgjohet, as shihet më; që nuk është më në lëvizje a nuk vepron më, që ka rënë në qetësi; që është shuar dalëngadalë. Vëzhgonin vullkanin e fashitur.
2. Që është shuar ca nga ca, që nuk ndihet më (për një dhembje, një ndjenjë etj.). Ndjenjë e fashitur për të kaluarën.
✱Sin.: i fikatur, i fikur, i shuar, i qetësuar, i paqësuar, i zbutur.
FASHÍT (FASHÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj që të pushojë a të reshtë dalëngadalë (një punë, një veprim a diçka tjetër që është në lëvizje a në veprim); shuaj dalëngadalë. Fashit zjarrin.
2. Shuaj ca nga ca një dhembje a një ndjenjë, zbut, ul, qetësoj. Fashiti etjen me ujin e burimit. Fashit zemërimin.
✱Sin.: shuaj, fikat, platit, tulat, pulit, zbut, ul, qetësoj, paqësoj, paqoj.
FASHÍT (FASHÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj që të pushojë a të reshtë dalëngadalë (një punë, një veprim a diçka tjetër që është në lëvizje a në veprim); shuaj dalëngadalë. Fashit zja…
Shfaq përkufizimin e plotë →►FASHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. Pushon a resht dalëngadalë (zhurma, një veprim a diçka tjetër që është në lëvizje a vepron), ulet, bie; bie në qetësi. U fashit zjarri. U fashit z…
Shfaq përkufizimin e plotë →FASHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Shuarje. Fashitja e zjarrit të shkrepëses.✱Sin.: fikatje, shuarje, qetësim, paqësim, zbutje.
Shfaq përkufizimin e plotë →FASHÍTËS,~E mb. Që fashit; shuarës. Dëgjohej një muzikë fashitëse.✱Sin.: shuarës, qetësues, zbutës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë