Fjalori
FASHË

FÁSH/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Copë e hequr nga një pëlhurë, nga një stof, nga një lëkurë etj.; një copë e tillë e prerë si rrip, që shërben zakonisht për të lidhur diçka. Lidhi fashën prej stofi.
2. mjek. Rrip prej pëlhurehollë e të rrallë, që përdoret për të lidhur plagët. Zgjidh fashën. Fashapastra.
3. Diçka që ka trajtën e një rripingushtë. Një fashë drite i ra në sy.
Sin.: bandazh, bandë, pleng.
I ha fasha e kurrizit (dikujt) e kërkon vetëkeqen, kërkon shkak që të grindet e të bëjë sherr; i ha (i kruhet) kurrizi (shpina, rruaza); e heq brezin zvarrë (dikush); hahet me leckat e tij (dikush); e kërkon sherrin me qiri (dikush). I hoqi (ca) fasha (dikujt) e rrahu keq; e mundoi shumë, e sfiliti; i rropi (i hoqi, i mori) lëkurën. Ia mbylli gojën me fashë ia mbylli gojën, nuk e la të fliste.

FASHË

FÁSH/Ë,~AII f. Gjendje e qetë; qetësi, prehje. Ra në fashë.
Sin.: qetësi, prehje.


Rezultate të ngjashme

FASHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur fashojmë; lidhje me fashë. Fashim i shpejtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FASHÍN/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT ndërt. Tufë shufrash a tubash për forcimin e shtyllave, të tavaneve, të dyshemeve etj. Kontrolloi fashinat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FASHÍN/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Thupër shkoze, frashri etj. për të thurur gardh. Mblodhi fashina për gardhin e shtëpisë.2. Dru të holla që shërbejnë për të djegur gëlqere. Tymi i f…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FASHÍST,~E mb. Që lidhet me fashistët a me fashizmin, i fashistëve a i fashizmit; që ndjek, përkrah e propagandon fashizmin; që sillet e vepron si fashist, prej fashisti. Diktaturë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FASHÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Anëtar i një organizate fashiste; ndjekës e përkrahës i fashizmit. Fashistët e rinj. Lufta kundër fashistëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FASHIST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Anëtare e një organizate fashiste; ndjekëse e përkrahëse e fashizmit. Fashistet e kohës së luftës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FASHÍT (FASHÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj që të pushojë a të reshtë dalëngadalë (një punë, një veprim a diçka tjetër që është në lëvizje a në veprim); shuaj dalëngadalë. Fashit zja…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FÁSHO,~JA f. sh. ~, ~T Fashë. Ia zgjidhi fashot e plagës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FASH/ÓJ vep. ~ÓVA, ~ÚAR kal. Lidh me fashë. Ia fashoi gjysmën e kokës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FASHÚAR (i, e) mb. Që është i lidhur me fashë. Krah i fashuar. Dorë e fashuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.