Fjalori
FARKOJ

FARK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Farkëtoj. Farkoj vegla pune.
2. Punoj me smilar (një pllakë guri); kep (gurin e mullirit). Farkoj gurët.
3. Shtroj a mbuloj me pllaka guriskalitur a me pllaka çimentoje; vesh me gurë a me një shtresë çimentoje etj. Farkoi oborrin e shtëpisë. Farkoi hauzin me gurë.
4. Mbërthej, shtrëngoj a lidh fort diçka. Farkoj dërrasat.
5. Mbath (kalin, mushkën etj.). Farkoi kalin e bardhë.
6. fig. Ia zë gojën dikujt, ia mbyll gojën, s'e lë të flasë. E farkoi e nuk e la të bënte zë.
Sin.: farkëtoj, kep, kalit, shtroj, mbuloj, mbath, mbërthej, shtrëngoj, lidh.
(Edhe sikur) të ma farkojnë (të ma shtrojnë) me *flori.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.