Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►FARKËT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. fig. Kalitem fizikisht e moralisht, bëhem i aftë për të kapërcyer vështirësi e pengesa. Farkëtohemi në punë.
2. v. III Bëhet i qëndrueshëm e i pathyeshëm; bëhet më i fortë, forcohet. Farkëtohet vullneti.
3. pës. e FARKËTÓJ. Metale që nuk farkëtohen.
✱Sin.: kalitem, farkohem.
FARKËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përpunoj një metal e i jap një formë të caktuar, duke e nxehur në farkë, duke e rrahur me çekiç etj.; bëj një vegël a diçka tjetër në farkëtari. Farkëtoj hekurin. Farkëtoj plugje. Farkëtoj armë.
2. fig. E bëj të qëndrueshme e të pathyeshme; kalit. Farkëtoj durimin. Farkëtoj miqësinë.
✱Sin.: farkoj, kalit.
♦Farkëton vargonjtë (zinxhirët) përgatit robërimin; robëron.
FARKËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Punëtor që farkëton hekurin për të bërë vegla të ndryshme, hekurpunues, kovaç. E çoi te një farkëtar i zoti. 2. fig. Farkëtues. Kishin krijuar një kom…
Shfaq përkufizimin e plotë →FARKËTARÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Punishte ose repart në një uzinë, ku përpunohet metali, farkë. Punonte në repartin e farkëtarisë. 2. Mjeshtëria e farkëtarit, puna që bën farkëtari. M…
Shfaq përkufizimin e plotë →FARKËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur farkëtojmë metalin; përpunim i metalit në farkë. Farkëtimi i hekurit. Farkëtimi i armëve. 2. fig. Kalitje fizike apo morale. Farkëtim i mi…
Shfaq përkufizimin e plotë →FARKËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përpunoj një metal e i jap një formë të caktuar, duke e nxehur në farkë, duke e rrahur me çekiç etj.; bëj një vegël a diçka tjetër në farkëtari. …
Shfaq përkufizimin e plotë →FARKËTOR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Farkëtari. Punoj në farkëtore.✱Sin.: farkëtari, farkë, kovaçhanë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FARKËTÚAR (i, e) mb. 1. Që është përpunuar pasi është nxehur në farkë, duke e rrahur me çekiç për t'i dhënë një formë të caktuar; që është bërë në farkëtari. Hekur i farkëtuar. Veg…
Shfaq përkufizimin e plotë →FARKËTÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Hekurpunues, farkëtar. Ishte farkëtues i zoti.2. fig. Ai që e kalit dikë; ai që e bën të fortë e të paepur diçka. Farkëtues i miqësisë. Farkëtues i lu…
Shfaq përkufizimin e plotë →FARKËTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fig. Ajo që e kalit dikë; ajo që e bën të fortë e të paepur diçka. Farkëtuesja e fitores.✱Sin.: farkëtare, farkuese, hekurpunuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →FARKËTUESHMËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË Të qenët i farkëtueshëm. Farkëtueshmëria e metaleve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FARKËTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të farkëtohet. Metale të farkëtueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë