Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FARINGOTOMÍ,~A f., mjek. Ndërhyrje kirurgjike në faring. Iu nënshtrua një faringoskopie.
FARÍNG,~U m., anat. Pjesa e grykës që lidh zgavrën e gojës me ezofagun e me laringun; pjesa e zgavrës së gojës ku bashkohen rrugët e aparatit të frymëmarrjes me ato të ushqimit, fy…
Shfaq përkufizimin e plotë →FARINGÁL,~E mb. Që ka të bëjë me faringun. Bashkëtingëllore faringale.
Shfaq përkufizimin e plotë →FARINGÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. Bashkëtingëllore që nyjëtohet në pjesën e faringut. Shqiptimi i faringaleve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FARINGALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. Veprimi kur faringalizojmë një bashkëtingëllore; nyjëtim i një bashkëtingëlloreje në pjesën e faringut. Dukuria e faringalizimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FARINGALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., gjuh. Shqiptoj me pjesëmarrjen e faringut (një bashkëtingëllore). Faringalizoi tingujt.
Shfaq përkufizimin e plotë →FARINGALIZÚAR (i, e) mb., gjuh. Që është faringalizuar. Tingull i faringalizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →FARINGJÍT,~I m. sh. ~E, ~ET mjek. Infeksion i faringut, i shoqëruar me ënjtje dhe dhembje të fytit. Kishte faringjit. Faringjit kronik.
Shfaq përkufizimin e plotë →FARINGOSKÓP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Mjet për ekzaminimin e faringut. Faringoskop i ri.
Shfaq përkufizimin e plotë →FARINGOSKOPÍ,~A f. mjek. Ekzaminim i faringut. Bëj një faringoskopi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FARINGOSKOPÍK,~E mb., mjek. Që ka të bëjë me faringoskopinë; i faringoskopisë. Kontroll faringoskopik.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë