Fjalori
FAQE

FÁQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Secila nga dy pjesët anësorefytyrësnjeriut nga syri deri te nofulla e poshtme dhe nga hunda deri te veshi; secila nga dy anët e turirit të kafshëve. Me faqekuqe. Me nishanfaqe. Laj faqet. Iu skuqën faqet. E puthifaqe.
2. Pjesa e përparme e fytyrësnjeriut. I ktheu faqen. E ndërroi faqen. S’ka vënë (s’ka shkuar) briskfaqe është ende i ri e pa përvojë.
3. Secila nga anët e një sendi; sipërfaqja anësore e diçkaje; pjesa e përparme e kryesore e një ndërtese, e një sendi etj., pjesaduket, ballë. Faqja e përparme e pallatit. Faqe anësore. Faqe muri. Faqet e enës. Faqet e pusit. Faqja e çatisë. Faqet e kubit (e piramidës) (gjeom.). I marr faqet trungut gdhend anash, faqoj.
4. Secila nga dy anët e fletës së një fletoreje, të një libri etj.; ajoështë shkruarsecilën anëfletës. Faqja e parë (e fundit). Faqe fletoreje (libri, reviste, gazete). Numri i faqeve. Faqe për faqe në çdo faqe me radhë. Kthej (palos) faqen.
5. Sipërfaqe. Faqja e detit (e ujit).
6. edhe fig. Tërësia e tiparevejashtmediçkaje. Ia ndërroi (ia ndryshoi) faqen vendit.
7. Këllëf dysheku a jastëku. Palosi faqen e dyshekut. I bëj faqe të re.
8. Periudhë kohe sa zgjat një vit; periudhë kohe aq sa jeton një njeri. Një faqe njeriu. Përpiqeshin në tri faqe me njëri-tjetrin.
9. Shtresë. Bëri bakllava me dy faqe arrash.
10. fig. Pjesë nga jeta e një njeriu ose nga historia e një populli, e një kombi, e një vendi etj. Vendi hapi një faqe të re.
11. fig. Nder, sedër. Ka faqe ai. S’i mbeti faqe.
Sin.: fytyrë, çehre, ballë, ballinë, parëse, sipërfaqe, pamje, këllëf, brez, bezni, fletë, epokë, cipë.
I është bërë faqja rrogoz (dikujt) përçm. I është bërë faqja *shollë (dikujt) përçm. T’i bieshnjërën faqe i pëlcet faqja tjetër (dikujt) shih i pëlcasin faqet (dikujt). Çjerr (shkul) faqet (dikush) turpërohet shumë, s’di ç’të bëjë nga turpi; shqetësohet shumë a skandalizohet nga diçka e turpshme. Dolifaqe. 1. (diçka). U duk, u shfaq, u zbulua; dolishesh; dolifushë. 2. (dikush). Shpëtoi nga një gjendje e mjeruar, nga varfëria etj.; doli dritë. Ia dolifaqe (dikush) ia arriti qëllimit, bëri a mori atë që deshi, mundi ta çojë diçka derifund; e nxorifaqe (diçka); ia dolikrye (diçkaje). I ka dalë (i ka mbirë) *bari (në faqe) (dikujt). Me dy faqe (*fytyra). Faqja e bardhë ai që të nderon, njeriu që të zbardh faqen; kund. faqja e zezë. Me faqebardhë edhe ur. me sukses, me përfundimemira në një punë; me nder; faqebardhë; me ballë (ballin) lart; kund. me faqezezë. Sa për faqebotës shih sa për sy të botës. Me faqedhe (përdhe) me turp; i turpëruar, i rënë krejtsytë e të tjerëve. Faqe më (për) faqe. 1. Me fytyrë shumë pranë njëri-tjetrit, ngjitur; shumë afër njëri-tjetrit. 2. Përballë njëri-tjetrit; ballë për ballë. Faqe me nder shih me nder teje (jush). Faqja e zezë. 1. Ai që të turpëron, njeriu që të nxin faqen; kund. faqja e bardhë. 2. Turp i madh; çnderim që i bëhet dikujt dhe i lë njollë për tërë jetën. Me faqezezë me turpmadh; sa nuk mundshihet a të durohet; kund. me faqe bardhë. Për faqezezë për turp, në një mënyrë a në një gjendjeturpshme; shumë keq. E fshiu (e zhduku) nga faqja e dheut (dikë a diçka) e zhduku pa gjurmë; e shkatërroinga rrënjët, e shfarosi kudo e njëherë e mirë, s’i la asnjë shenjë; i vuri fshesën (dikujt a diçkaje) përb.; e bëri lëmë (diçka). Hap (shkruaj) një faqe të re nis një gjendje të re, krijon një mundësi tjetërmirë për të bërë a për të zgjidhur diçka. I hodhi *pluhur faqes (dikujt). Jep faqeI (diçka). 1. Vë përsipër një shtresëhollë kur thahet (për tokën etj.); vë një cipëhollë e fillonskuqet (për bukënfurrë etj.); merr faqe. 2. Fillonpiqet, po përshenjet (për pemët etj.). Jep faqeII (diçka) shtrembërohet (për murin etj.); priret; lëshon bark; bën bark. I jap një faqe (diçkaje). 1. E lyej me një bojë sa të duket; e skuq pak pranë zjarrit (për bukën, byrekun etj. kur piqetfurrë a kur theket). 2. E gdhend, e bëj me faqe, e faqoj (një dru a një gur). I jap faqe (dikujt). 1. E mbështet dhe e përkrah dikë; ia ushqej fjalën; e nxit për diçka; i jap fytyrëII; i jap zemër. 2. Sillem butë me dikë; e përkëdhel shumë, e llastoj; i jap fytyrëII; i hap syrin. Paç faqen e bardhë! ur. qofsh i nderuar!, qofsh faqebardhë!; kund. paç faqen e zezë! E kam faqen *të larë. Paç faqen e zezë! mallk. turpi rëntë mbi ty!, ty të zëntë turpi!; kund. paç faqen e bardhë! Ka *gjakfaqe (në fytyrë) (dikush). S’ka *sy e faqe (dikush). *Këmbët e lehta faqja e bardhë! iron. I ktheu faqen (dikujt) e pranoi dhunën, e duroi egërsinë e dikujt, u përul e u nënshtrua, nuk kundërshtoi. Të lë me *pushkëfaqe (dikush). S’i la *qimefaqe (dikujt). S’i la *sy e faqe (dikujt). Merr faqe (diçka). 1. Thahet, zë një shtresëhollë nga thatësira (për tokën etj.). 2. Skuqet ca përsipër (për bukën, mishin etj. kur e futim në furrë); jep faqe. S’i mbeti (s’i ngeli) *sy e faqe (dikujt). *Mësallë me dy faqe përb. Ndërroi faqe. 1. (dikush) ktheu mendjen a fjalën, lëvizi nga mendimi i parë, e drodhi; ndërroi lëkurën. 2. (diçka). Ndryshoi krejt; u e kundërta. Ia ndërroj faqen (diçkaje) e ndryshoj krejt, e bëj thuajse të re a i jap një pamje tjetër. Iu nxi faqja (dikujt) u turpërua keq, u me turp; u nxi me bojë. S’i nxihet faqja (dikujt) nuk turpërohet për asgjë, s’e zë turpi për asgjë; është fare i pacipë; s’i skuqet faqja; s’i nxihet fytyra; s’i nxihet balli. Ia nxiu faqen (dikujt) e turpëroi, e bëri me turp me sjelljen e tij të keqe; i vuri njollëkeqe; ia nxiu fytyrën; kund. ia zbardhi faqen. E nxorifaqe (diçka) ia arriti qëllimit, e çoi derifund, arriti ta bëjë a ta marrë diçka; ia dolifaqe (diçkaje); ia dolikrye (diçkaje); e nxori (e qiti) në dritë. I pëlcasin faqet (dikujt) është shumë i shëndoshë, e ka fytyrënmbushur e të kuqe nga shëndeti; i shkëlqejnë faqet. Me *pushkëfaqe. Të puth *halla në të dy faqet! iron. E ruan faqen (dikush) ka kujdes që të mos turpërohet, ruhet që të mos i dalë boja paratjerëve, e ruan nderin e vet para botës. S’i skuqet faqja (dikujt) nuk e zë turpi, nuk ka turp fare, s’e ka për gjë; nuk turpërohet, është i pacipë; s’i nxihet faqja; s’i skuqet fytyra; i është bërë faqja rrogoz përçm.; s’e ka për gajle (dikush). Me ç’*sy e faqe! Sa për *sy e faqe (për sy e për faqe). I shkëlqejnë faqet (dikujt) është i shëndetshëm dhe i freskët; është plot jetë e gjallëri; i ndriçon (i ndrit) fytyra; i pëlcasin faqet. Shkroi një faqendritur (dikush a diçka) libr. bëri një heroizëmmadh, që do të mbetet i paharruarhistori, bëri diçkalavdishme; la gjurmëthella. S’ka vënë (s’ka shkuar) *briskfaqe (dikush). erdhi gjakufaqe u bëramirë pas një sëmundjeje a pas një gjendjejevështirë, u përmirësova; e mora veten; erdhavete. Ia zbardhi faqen (dikujt) e nderoi duke punuar a duke u sjellë mirë, e bërindihet krenar e i lumtur për të; e nxori faqebardhë; ia zbardhi fytyrën; kund. ia nxiu faqen.


Rezultate të ngjashme

FAQEKÚQ,~E mb. 1. Që i ka faqet të kuqe nga shëndeti, i shëndetshëm. Vajzë faqekuqe. Djalë faqekuq. 2. Që e ka turirin në ngjyrë të kuqërreme, që i ka faqet të kuqe (për kafshët e …

Shfaq përkufizimin e plotë →

FAQEKÚQ,~II m. sh. ~, ~TË Ai që i ka faqet të kuqe nga shëndeti. Faqekuqtë e vegjël. Sin.: faqeshegë, faqemollë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FAQEKÚQ,~III m. sh. ~, ~TË zool. Kryeartëza. Dëgjonte këngën e faqekuqit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FAQÉLL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kambrik. Vuri faqellin.Sin.: kambrik, faqore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FAQEMÁL,~I m. sh. ~E, ~ET Faqe mali, shpat. Iu ngjit faqemalit me një frymë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FAQÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Krehri i fishekëve të pushkës. Mbushi faqetën me fishekë. 2. Karficë flokësh. Kapi flokët me tri faqeta.Sin.: karficë, krehër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FÁQEZA ndajf. 1. Njëri kundrejt tjetrit, ballë për ballë. U panë faqeza. 2. Në prani të të tjerëve, sheshit; hapur e pa frikë, sy ndër sy. Ia tha gjithçka faqeza. 3. Qartë, sheshit…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FÁQEZA parafj. (r. rr.) Përpara, faqe. U skuq faqeza tyre.Sin.: përpara, faqe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FAQE/ZÍ,~ZÉZË mb. Që bën të këqija dhe turpe, i pacipë, i paturp, i poshtër. Armik faqezi.Sin.: i pacipë, i paturp, i poshtër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FAQEZÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Ai që bën të këqija e turpe. E bëri ai faqeziu. Sin.: i pacipë, i paturp, i poshtër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.