Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FANATÍZ/ËM,~MI m. 1. Të jetuarit e të vepruarit sipas mendimeve e zakoneve prapanike dhe mbrojtja e tyre me ngulm; qëndrim prej fanatiku. Përpjekje për të luftuar fanatizmin.
2. Zell i jashtëzakonshëm për të mbrojtur dhe për të zbatuar pa lëshime e pa lëkundje një mendim, një ide etj. I mbronte me fanatizëm tezat e tij.
FANATÍK,~E mb. 1. Që jeton e vepron sipas mendësive dhe zakoneve prapanike. Njeri fanatik. 2. fig. I dhënë pas diçkaje me zell të jashtëzakonshëm; që e mbron dhe e zbaton pa asnjë …
Shfaq përkufizimin e plotë →FANATÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që jeton e vepron sipas mendimeve dhe zakoneve prapanike dhe i mbron ato me ngulm. Fanatik i madh. Fanatikë të pandreqshëm.2. Ai që është dhënë me z…
Shfaq përkufizimin e plotë →FANATÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që jeton e vepron sipas mendimeve e zakoneve prapanike dhe i mbron ato me ngulm. I ndryshoi mendja fanatikes2. Ajo që është dhënë me zell të jas…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë