Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FAMÍLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Njësi e vogël e organizimit të jetës shoqërore, që përbëhet nga burri, gruaja, fëmijët ose edhe nga njerëz të tjerë të afërt, të cilët jetojnë e banojnë bashkë. Familje shqiptare. Familje e madhe. Pjesëtarët e familjes. Krijoi familje u martua. Kryetar (kryetare) i (e) familjes kryefamiljar (kryefamiljare).
2. Tërësia e njerëzve që rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët, njerëzit që kanë pasur ose vijojnë të kenë brez pas brezi lidhje gjaku a lidhje afrie ndërmjet tyre; farefis. Familje mbretërore. Familje patriarkale (matriarkale). Familje monogamike familje në të cilën burri ka vetëm një grua. Janë të një familjeje. Familje monogamike familje në të cilën burri ka vetëm një grua. Emri i familjes. Janë të një familjeje.
3. Grup kafshësh (mashkulli, femra dhe të vegjlit e tyre), që jetojnë bashkë. Familje bletësh.
4. bot., biol. Njësi e botës bimore a shtazore, e cila përfshin disa gjini, që i kanë të përbashkëta tiparet kryesore. Familja e trëndafiloreve. Familja e maceve.
5. libr. Grup a varg sendesh ose dukurish, që kanë disa cilësi të përbashkëta, që janë të një tipi ose pothuajse të një tipi. Familje çiftelish. Makina të një familjeje.
6. gjuh. Grup gjuhësh të afërta, që kanë prejardhje të përbashkët. Familja e gjuhëve indoevropiane.
✱Sin.: shtëpi, farefis, vatër, derë, prag, oxhak, fëmijë, tra, zjarr, tym.
FAMILJÁR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me familjen, që lidhet me jetën në familje; që i përket familjes, i familjes. Jeta familjare. Lidhjet (marrëdhëniet) familjare. Edukata familjare. …
Shfaq përkufizimin e plotë →FAMILJÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i martuar dhe ka një familje për të mbajtur; baba me fëmijë; ai që është i lidhur ngushtë me familjen dhe kujdeset shumë për të. Familjar i r…
Shfaq përkufizimin e plotë →FAMILJÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e martuar dhe ka një familje për të mbajtur; nënë me fëmijë; ajo që është e lidhur ngushtë me familjen dhe kujdeset shumë për të. Familja…
Shfaq përkufizimin e plotë →FAMILJARÍSHT ndajf. 1. Me gjithë pjesëtarët e familjes, me tërë familjen; në emër të të gjithë familjes; për të gjithë pjesëtarët e familjes. I uroj familjarisht! E përdorim familj…
Shfaq përkufizimin e plotë →FAMILJARITÉT,~I m. 1. Afri e madhe në marrëdhëniet me dikë, marrëdhënie të ngushta, miqësi e ngrohtë. Ka familjaritet (me dikë). 2. Përkrahja a mbrojtja pa të drejtë e shokëve ose …
Shfaq përkufizimin e plotë →FAMILJARIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur familjarizojmë ose kur familjarizohemi me dikë; krijimi i lidhjeve të ngushta e miqësore me dikë. Familjarizim i shpejtë.2. Njohje së …
Shfaq përkufizimin e plotë →FAMILJARIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj që dikush ta ndiejë veten si në shtëpi të vet, si njeri i familjes; e miqësoj me dikë tjetër. E familjarizoj me njerëzit e shtëpisë. 2. B…
Shfaq përkufizimin e plotë →FAMILJARIZÚAR (i, e) mb. Që është i njohur nga afër me dikë a me diçka. I familjarizuar me risitë e teknologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FAMILJARÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT Miqësi e sëmurë, familjaritet. Kishte shfaqje familjarizmi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FAMILJÁRË m. ~, ~T Pjesëtarët e familjes; kushërinj të afërt, të afërm. Erdhi me familjarët e vet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë