Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FALSIFIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur falsifikojmë; paraqitja e diçkaje të gënjeshtërt si të vërtetë. Falsifikimi i moshës. Falsifikimi i të dhënave. Merrej me falsifikime.
✱Sin.: shtrembërim, mashtrim.
FALSIFIKATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Falsifikues. Falsifikator dokumentesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →FALSIFIKATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Falsifikuese. Falsifikatorja e firmave.
Shfaq përkufizimin e plotë →►FALSIFIK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e FALSIFIKÓJ. - A mund të falsifikohet firma e tij?
Shfaq përkufizimin e plotë →FALSIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR Paraqes si të vërtetë diçka të gënjeshtërt; shtrembëroj të vërtetën, ndërroj a ndryshoj diçka për të mashtruar të tjerët. Falsifikoi të dhënat. Kishte …
Shfaq përkufizimin e plotë →FALSIFIKÚAR (i, e) mb. Që është ndërruar a është ndryshuar për të mashtruar të tjerët, që është falsifikuar. Prodhonte dokumente dhe kartëmonedha të falsifikuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →FALSIFIKÚES,~E mb. Që falsifikon. U vunë re ndërhyrje falsifikuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →FALSIFIKÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën një falsifikim, ai që falsifikon. Ishte falsifikuesi i shkrimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FALSIFIKÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që bën një falsifikim, ajo që falsifikon. Falsifikuesja e shkresave.
Shfaq përkufizimin e plotë →FALSIFIKÚESH/ËM (i),~ME (e) mb. Që mund të falsifikohet. Firmë e falsifikueshme. Dokument i falsifikueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë