Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FALSÉT,~I m. sh. ~E, ~ET [FALSÉTO,~JA m. sh. ~, ~T] muz. Zë i hollë mashkulli, me ton të lartë mbi atë të tenorit; ai që e ka këtë lloj zëri. Kishte zë falseti.
Shfaq përkufizimin e plotë →FÁLSH/ËM (i),~ME (e) mb. Që mund të falet, që duhet të falet; kund. i pafalshëm. Gabime të falshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →FALSIFIKATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Falsifikues. Falsifikator dokumentesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →FALSIFIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur falsifikojmë; paraqitja e diçkaje të gënjeshtërt si të vërtetë. Falsifikimi i moshës. Falsifikimi i të dhënave. Merrej me falsifikime.✱Sin.…
Shfaq përkufizimin e plotë →►FALSIFIK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e FALSIFIKÓJ. - A mund të falsifikohet firma e tij?
Shfaq përkufizimin e plotë →FALSIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR Paraqes si të vërtetë diçka të gënjeshtërt; shtrembëroj të vërtetën, ndërroj a ndryshoj diçka për të mashtruar të tjerët. Falsifikoi të dhënat. Kishte …
Shfaq përkufizimin e plotë →FALSIFIKÚAR (i, e) mb. Që është ndërruar a është ndryshuar për të mashtruar të tjerët, që është falsifikuar. Prodhonte dokumente dhe kartëmonedha të falsifikuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →FALSIFIKÚES,~E mb. Që falsifikon. U vunë re ndërhyrje falsifikuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →FALSIFIKÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën një falsifikim, ai që falsifikon. Ishte falsifikuesi i shkrimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FALSITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Të qenët i rremë, gënjeshtër. Ishte gjithçka falsitet.2. Dyfytyrësi, dyfaqësi. Njihej për falsitetin e tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë