Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FÁLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Të falur. Kërkoi falje për gabimin që kish bërë.
2. Ulja e dënimit a lirimi i një të burgosuri. Falja e dënimit.
3. Lirimi i dikujt nga një detyrim, nuk ia kërkoj më. Falja borxhin.
4. fet. Lutja. Kreu faljen e drekës.
✱Sin.: dhurim, ndjesë, të falur, namaz, lutje, përshëndetje.
FAL vep., ~A, ~ÚR 1. Ia heq ose ia ul dënimin dikujt; e lë të lirë, e liroj një të burgosur. Ia falën dënimin. I falën jetën nuk e dënuan me vdekje.
2. E ndjej dikë për një gabim ose për një faj që ka bërë, nuk ia vë re gabimin ose fajin, nuk e quaj më fajtor e nuk e dënoj. Ia fali gabimin. - Po të fal këtë herë.
3. E liroj dikë nga një detyrim, nuk ia kërkoj më. I fal borxhin.
4. I jap dikujt një gjë pa i kërkuar shpërblim, i bëj një dhuratë, i dhuroj diçka. I fali një libër.
5. Përdoret në mënyrën urdhërore (së bashku me trajtat e shkurtra të përemrit vetor më, na në rasën kallëzore), kur duam t’i drejtohemi dikujt në mënyrë të kulturuar, kur e ndërpresim dikë gjatë punës a gjatë bisedës, kur duam të kundërshtojmë me të butë mendimin e shprehur nga bashkëbiseduesi etj. - Më falni, mund t’ju pyes për diçka? - Na falni, kjo është rruga e spitalit?
6. fet. Kryej lutjet e një riti fetar. Fal sabahun (drekën). Në sheshin qendror të qytetit falën Bajramin e Madh.
7. Përshëndet. Fal ditën e re. U fali udhën e mbarë.
8. Shuaj. Fal zjarrin (cigaren).
9. Përkul. Fali kryet dhe ra për tokë.
✱Sin.: liroj, mëshiroj, ndjej, dhuroj, fik, përkul.
♦ E fali *gjakun (dikush) etnogr. Fal (jap) *jetën (për dikë a për diçka). Fal (perëndon) *sytë (dikush). As të fal e as të vret (dikush) të mban me shpresa dhe nuk të mbaron punë, të mban me fjalë; nuk të thotë as jo as po për diçka; as të lidh e as të zgjidh. I fal (i jap) *zemrën (dikujt). Na e faltë *Zoti! (dikë a diçka).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë