Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FÁL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. anat. Kyç. Falat e gishtërinjve. Fala e gjurit pjesa prapa gjurit, ku përthyhet këmba.2. Falëz. Fala e pushkës.✱Sin.: kyç, falëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →FÁL/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT etnogr. Dhuratë (zakonisht veshmbathje) që u çonte nusja njerëzve më të afërm të burrit. Ia dërgoi falat nuses.✱Sin.: dhuratë, pajë. ♦ Të qofsha falë! ur.…
Shfaq përkufizimin e plotë →FÁLË ndajf. Shumë lirë; pa para, falas. E mori falë. Ia dha falë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FÁLË parafj. Në sajë, për hir; për shkak. Falë ndihmës së tij, gjithçka shkoi mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FALËNDERÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur falënderojmë a kur falënderohemi; shprehja e mirënjohjes dikujt për një të mirë që ka bërë, për një punë të dobishme shoqërore që ka kry…
Shfaq përkufizimin e plotë →FALËNDÉRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Falënderim. Më dërgoi falënderje.
Shfaq përkufizimin e plotë →►FALËNDER/ÓHEM jovep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Falënderoj. Iu falënderua prindëve. 2. pës. e FALËNDERÓJ. U falënderua nga gjithë t…
Shfaq përkufizimin e plotë →FALËNDER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I shpreh dikujt mirënjohjen për një të mirë që më ka bërë, për një punë të dobishme shoqërore që ka kryer ose për një urim që më ka dërguar. E fal…
Shfaq përkufizimin e plotë →FALËNDERÚES,~E mb. Që shpreh falënderim. Njeri falënderues. Shprehje falënderuese. Letër falënderuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →FÁLËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Pipth a vrimë e vogël në armët e vjetra, ku shtihej baruti. Falëza e pushkës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë