Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FAL vep., ~A, ~ÚR 1. Ia heq ose ia ul dënimin dikujt; e lë të lirë, e liroj një të burgosur. Ia falën dënimin. I falën jetën nuk e dënuan me vdekje.
2. E ndjej dikë për një gabim ose për një faj që ka bërë, nuk ia vë re gabimin ose fajin, nuk e quaj më fajtor e nuk e dënoj. Ia fali gabimin. - Po të fal këtë herë.
3. E liroj dikë nga një detyrim, nuk ia kërkoj më. I fal borxhin.
4. I jap dikujt një gjë pa i kërkuar shpërblim, i bëj një dhuratë, i dhuroj diçka. I fali një libër.
5. Përdoret në mënyrën urdhërore (së bashku me trajtat e shkurtra të përemrit vetor më, na në rasën kallëzore), kur duam t’i drejtohemi dikujt në mënyrë të kulturuar, kur e ndërpresim dikë gjatë punës a gjatë bisedës, kur duam të kundërshtojmë me të butë mendimin e shprehur nga bashkëbiseduesi etj. - Më falni, mund t’ju pyes për diçka? - Na falni, kjo është rruga e spitalit?
6. fet. Kryej lutjet e një riti fetar. Fal sabahun (drekën). Në sheshin qendror të qytetit falën Bajramin e Madh.
7. Përshëndet. Fal ditën e re. U fali udhën e mbarë.
8. Shuaj. Fal zjarrin (cigaren).
9. Përkul. Fali kryet dhe ra për tokë.
✱Sin.: liroj, mëshiroj, ndjej, dhuroj, fik, përkul.
♦ E fali *gjakun (dikush) etnogr. Fal (jap) *jetën (për dikë a për diçka). Fal (perëndon) *sytë (dikush). As të fal e as të vret (dikush) të mban me shpresa dhe nuk të mbaron punë, të mban me fjalë; nuk të thotë as jo as po për diçka; as të lidh e as të zgjidh. I fal (i jap) *zemrën (dikujt). Na e faltë *Zoti! (dikë a diçka).
FÁLA,~T (të) f. sh. Përshëndetje që i dërgojmë dikujt me anë të një tjetri ose me letër; përshëndetje nga larg. - Të fala të gjithëve! I dërgoi të fala. - Ke shumë të fala. I mora …
Shfaq përkufizimin e plotë →FÁLAS ndajf. 1. Pa paguar asgjë; pa kërkuar asnjë shpërblim, pa shpërblim. Ia dha falas. Punoi falas atë ditë. Arsim (shërbim shëndetësor) falas.2. Shumë lirë, gati pa para. E shit…
Shfaq përkufizimin e plotë →►FÁL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) I lutem dikujt për diçka. Iu fal ta ndihmonte. 2. fet. I drejtoj lutje Zotit; adhur…
Shfaq përkufizimin e plotë →FALÍT vep., ~A, ~UR kal dhe jokal. Luaj mendsh. E faliti me fjalë të kota. Kishte falitur fare. ►FALÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Luaj mendsh. U falita nga biseda e gjatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FALL,~I m. sh. ~E, ~ET Parashikimi i së ardhmes së dikujt, i ngjarjeve që do të ndodhin etj., sipas shenjave në filxhanin e kafesë, sipas vijave të pëllëmbës, sipas letrave të bixh…
Shfaq përkufizimin e plotë →FALS,~E mb. 1. I rremë, i gënjeshtërt. Dëshmi false. Premtim fals.2. muz. Që nuk përputhet me tonin, që s’është në harmoni, që e prish melodinë. Nota false. Iu duk tingëllim fals.✱…
Shfaq përkufizimin e plotë →FÁL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. anat. Kyç. Falat e gishtërinjve. Fala e gjurit pjesa prapa gjurit, ku përthyhet këmba.2. Falëz. Fala e pushkës.✱Sin.: kyç, falëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →FÁL/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT etnogr. Dhuratë (zakonisht veshmbathje) që u çonte nusja njerëzve më të afërm të burrit. Ia dërgoi falat nuses.✱Sin.: dhuratë, pajë. ♦ Të qofsha falë! ur.…
Shfaq përkufizimin e plotë →FÁLË ndajf. Shumë lirë; pa para, falas. E mori falë. Ia dha falë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FÁLË parafj. Në sajë, për hir; për shkak. Falë ndihmës së tij, gjithçka shkoi mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë