Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FAKTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Rrethanë a forcë lëvizëse që ndihmon të kryhet një punë, të arrihet një përfundim etj.; fakt që përcakton rrugën e zhvillimit të një dukurie a të diçkaje tjetër. Faktor i rëndësishëm. Faktor pozitiv. Faktorët e brendshëm. Ndikimi i faktorit ekonomik.
2. mat. Një numër i plotë, me përjashtim të njëshit, me të cilin mund të plotpjesëtohet një numër tjetër më i madh; numri me të cilin shumëzohet një numër tjetër; secili nga numrat e shumëzimit që japin së bashku një prodhim. Faktor i njohur (i panjohur). Zbërthej në faktorë.
✱Sin.: rrethanë, element, mjet.
FAKTORIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET mat. 1. Veprimi kur faktorizojmë a kur faktorizohet një numër; gjetja e faktorëve të një numri; zbërthimi në faktorë të përbashkët. Faktorizimi i një n…
Shfaq përkufizimin e plotë →►FAKTÓRIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR mat., pës., vet. v. III e FAKTORIZÓJ. Numër që faktorizohet. Lëvizje që u faktorizua gjatë ndryshimeve politike.
Shfaq përkufizimin e plotë →FAKTORIZ/ÓJ vep. ~ÓVA, ~ÚAR kal., mat. Gjej faktorët e një numri, e zbërthej në faktorë të përbashkët. Faktorizoj një numër. 2. I jap rëndësi dikujt apo diçkaje. Faktorizoj një gru…
Shfaq përkufizimin e plotë →FAKTORIZÚAR (i, e) mb., mat. I zbërthyer në faktorë të përbashkët. Thyesa të faktorizuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →FAKTORIZÚES,~E mb. Që faktorizon. Element faktorizues.
Shfaq përkufizimin e plotë →FAKTORIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të faktorizohet. Numër i faktorizueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë