Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FAKS,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Lloj i ndërlidhjes për të dhënë e për të marrë në largësi një dokument; pajisje për skanimin elektronik dhe dërgimin e një dokumenti nëpërmjet kësaj ndërlidhjeje. Dërgoj me faks disa dokumente.
2. Kopje e saktë e një dokumenti etj., e bërë me skanim elektronik dhe e transmetuar nëpërmjet pajisjes së kësaj ndërlidhjeje. Mori një faks.
FAKSIMÍL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Riprodhim i përpiktë i një dorëshkrimi, i një dokumenti, i një tabloje etj., që bëhet duke e fotografuar ose duke e shtypur; dorëshkrimi, dokumenti et…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë