Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FÁBUL,~A f. sh. ~A, ~AT folk., let. 1. Tregim i shkurtër, në vargje a në prozë, që ka si personazhe kafshë, bimë ose sende, veprimet dhe fjalët e të cilave kanë kuptim alegorik e japin një mësim nga përvoja e jetës; përrallëz. Fabula e dhelprës dhe e lejlekut. Fabulat e Ezopit.
2. Tërësia e ngjarjeve që janë renditur në një vepër letrare njëra pas tjetrës; subjekt. Tha me pak fjalë fabulën e romani.
✱Sin.: tregim, përrallëz, subjekt.
FABULÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që shkruan fabula. Ezopi dhe La Fonteni janë ndër fabulistët më të njohur.
Shfaq përkufizimin e plotë →FABULISTÍK,~E mb., let. Që lidhet me fabulat. Krijimtari fabulistike. Fjalor fabulistik.
Shfaq përkufizimin e plotë →FABULISTÍK/Ë,~A f., let. Gjinia letrare e fabulave, disiplina që i studion fabulat. Ishte i veçantë në fabulistikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë