Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FËSHFËRÍ/N vep., ~U, ~RË jokal., v. III 1. Bën një zhurmë të lehtë kur valëvitet a dridhet nga era ose kur fërkohet, përplaset a zvarritet mbi diçka jo të fortë; fërfërin. Natën fëshfërinin gjethet. Fëshfëriu fshesa mbi dysheme.
2. Bën një zhurmë të lehtë kur përplaset nëpër gjethe, nëpër bimë etj. (për erën). Fëshfërin era.
✱Sin.: fërfërin, fërfërit, frushullon, shushurin, shushurit.
FËSHFËRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurmë e lehtë që bëhet kur valëvitet a dridhet diçka nga era ose kur një send fërkohet, përplaset a zvarritet mbi diçka jo të fortë; zhurma e lehtë e…
Shfaq përkufizimin e plotë →FËSHFËRÍT (FËSHFËRÍS) vep., ~I, ~UR jokal., v. III Fëshfërin. Fëshfëritin misrat nga era.✱Sin.: fëshfërin, fërfërin, frushullon, shushurin, shushurit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËSHFËRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Fëshfërimë. Fëshfëritje e lehtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËSHFËRÍTËS,~E mb. Që fëshfërit. Erë fëshfëritëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËSHFË́SH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Mushama e hollë prej lënde sintetike, që vishet për t’u mbrojtur nga shiu e nga era. Veshi fëshfëshen blu.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë