Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FËRSHËLLÝES,~E mb. Fishkëllyes. U dëgjuan disa britma fërshëllyese.
►FËRSHËLLÉ/HEM jovep., ~VA (u), ~ÝER Fishkëllehem. Lojtarët u fërshëllyen për lojën e dobët.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËRSHËLL/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER jokal. Fishkëllej. Arbitri fërshëlleu për nisjen e lojës.♦ I ka fërshëllyer *mendja (dikujt) tall.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËRSHËLLÍ/J vep., ~VA, ~RË jokal. Fërshëllej; fishkëllej. Fërshëllinte bukur.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËRSHËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Fishkëllim. Fërshëllim i mprehtë.✱Sin.: fishkëllim, fishkëllimë, fërshëllimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËRSHËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Fishkëllimë. E pritën me fërshëllima.✱Sin.: fishkëllimë, fishkëllim, fërshëllim.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËRSHËLLÓRE mb., gjuh. Që shqiptohet me fërshëllimë; fishkëllore. Bashkëtingëllore fërshëllore.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËRSHËLLÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. Tingull fërshëllyes; fishkëllore. Si shqiptohen fërshëlloret?
Shfaq përkufizimin e plotë →FËRSHËLLÝER,~A (e) f. sh. ~A ~AT (të) Fërshëllimë. Erdhi me një të fërshëllyer.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë