Fjalori
FËRR

FËRR onomat. Zhurmë e fërfërimës së flatrave të shpendëve. Fërr”, - rrahu krahët harabeli.


Rezultate të ngjashme

FËRRAJÉN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Livadh me bar për qengjat. Kulloti bagëtinë në fërrajenë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FËRRÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Tepsi e madhe për pjekje. Vuri fërralen mbi prush.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FËRRÁT/Ë,~A f. 1. Bollgur. Fërratë misri. 2. Miell i bluar trashë. I ra fërrata nga tepsia.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FËRRC onomat. Zhurmë e lëvizjes së shpejtë. “Fërrc”, - u dëgjua tek iku me vrap.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FËRRC ndajf. Shpejt. Fërrc andej, fërrc këtej. Mos lëviz ashtu fërrc e fërrc!

Shfaq përkufizimin e plotë →

FËRRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur fërrojmë diçka të fortë, gërryerja e lehtë e diçkaje të fortë; kruarje e dhëmbëve për t’u mbushur; lëmim. U mor me fërrimin e metaleve. 2. B…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FËRR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Kruaj a gërryej pak diçka të fortë; lëmoj. Dentisti ia fërroi dhëmballët. 2. Bluaj ashpër, trashë, si për bollgur; grij copa-copa, thërrmoj. Pati f…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FËRRÚAR (i, e) mb. 1. I gërryer, i kruar. Dhëmb i fërruar për mbushje. 2. I bluar trashë. Misër i fërruar për bagëtitë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FËRRÚES,~E mb. Që fërron. Vegël fërruese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FËRRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Rende. E griu me fërruese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.