Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FËRGËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. v. III Lëkundet valë-valë, dridhet lehtë, fërfëllin. Fërgëllojnë gjethet.
2. Dridhem nga të ftohtët a nga ethet ose kur më pushton një ndjenjë e fortë. Fërgëllonte nga të ftohtët. I fërgëllonte zëri nga inati.
3. Turfullon (për kalin); shfryn hundët me forcë (për njeriun). Kali fërgëlloi me tërbim.
4. v. III Rreh shpesh, dridhet (edhe fig.). I fërgëllonte zemra nga emocionet.
✱Sin.: fërfëlloj, turfulloj.
FËRGËLLÍ,~A f. zakon. sh. ~, ~TË Të dridhurat, dridhma, rrëqethje. E kishin zënë fërgëllitë (nga ethet).✱Sin.: dridhmë, rrëqethje.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËRGËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Fërgëllimë. Ndjeu një fërgëllim nga të ftohtit. ✱Sin.: fërgëllimë, dridhje, turfullim, turfullimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËRGËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëkundje e shpeshtë dhe e lehtë e diçkaje në trajtën e valëve; dridhje e lehtë; zhurma që dëgjohet kur lëkundet diçka valë-valë ose kur dridhet diç…
Shfaq përkufizimin e plotë →►FËRGËLL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR Dridhem; dridhërohem. Trupi i fërgëllohej nga ethet.✱Sin.: dridhem, dridhërohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËRGËLLÚES,~E mb. Që fërgëllon; që dridhet. Ajër fërgëllues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë