Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FËRFËLLÚESHËM ndajf. Me fërfëllimë; drithërueshëm (prej të ftohtit a emocioneve). Fliste fërfëllueshëm.
FËRFËLLÍ/J vep., ~VA, ~RË jokal. Fërfëlloj; fëshfërij. Fërfëllinte gruri. Fërfëllijnë gjethet nga era. ✱Sin.: fërfëlloj, fëshfërij, flak.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËRFËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur fërfëllojmë; të bërit zhurmë të lehtë gjatë përplasjes së krahëve të shpendëve, fërfëllimë. Fërfëllimi i zogjve.2. kryes. sh. Dridhje; dr…
Shfaq përkufizimin e plotë →FËRFËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurma që dëgjohet kur një shpend përplas krahët në ajër; fërfërimë. Dëgjohej fërfëllima e krahëve të zogjve. Fërfëllima e erës. ✱Sin.: fërfërimë, fër…
Shfaq përkufizimin e plotë →FËRFËLLÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Borë shumë e imët që bie e shoqëruar me erë të ftohtë, stuhi me borë të imët. Fërfëlliza ua kishte vështirësuar rrugëtimin.✱Sin.: furtunë, stuhi, frul…
Shfaq përkufizimin e plotë →►FËRFËLL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Dridhem. Fërfëllohet nga të ftohtët. 2. pës. e FËRFËLLÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËRFËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. v. III Bën një zhurmë të lehtë duke përplasur krahët në ajër (për shpendët); bën zhurmë si ajo e krahëve të shpendëve kur fluturojnë; fërfërin. Fërfë…
Shfaq përkufizimin e plotë →FËRFËLLÚES,~E mb. 1. Që del nga përplasja e krahëve të shpendit në ajër. Zhurmë fërfëlluese.2. fig. Që dridhet nga të ftohtët ose nga emocionet. Çast fërfëllues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë