Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FËMIJËRÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me fëmijët ose me fëmijërinë, që i përket fëmijërisë, i fëmijërisë; që është karakteristik për fëmijët ose për fëmijërinë, që ndodh në kohën e fëmijërisë. Mosha fëmijërore. Ëndrra fëmijërore. Çiltërsi fëmijërore.
2. fig., bised. Foshnjarak, i papjekur. Kishte logjikë fëmijërore.
✱Sin.: foshnjarak, i papjekur.
FËMÍJ/Ë,~A m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjella e gruas; foshnjë; djalë ose vajzë në moshë të vogël. Fëmijë i shëndetshëm. Fëmijë i edukuar. Zëra fëmijësh. Gjuha e fëmijëve. Ushqimi i fëmijëve…
Shfaq përkufizimin e plotë →FËMIJËMOHÚES,~E mb. Që mohon fëmijën e vet. Njeri fëmijëmohues.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËMIJËRÍ,~A f. 1. Mosha e dikujt kur është fëmijë; vitet sa zgjat kjo moshë. Koha e fëmijërisë. Shok fëmijërie. Kujtoj fëmijërinë. 2. përmb. Të gjithë fëmijët së bashku, fëmijët. L…
Shfaq përkufizimin e plotë →FËMIJËRÍSHT ndajf. 1. Ashtu si sillen e veprojnë fëmijët, si fëmijët. Fliste e qeshte fëmijërisht. 2. Me gjithë fëmijë; bashkë me tërë njerëzit e familjes, familjarisht. I kishin f…
Shfaq përkufizimin e plotë →FËMIJËVRÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Vrasje e fëmijës. Ishte dënuar për fëmijëvrasje.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËMIJËVRÁSËS,~E mb. Që vret fëmijën. Njeri fëmijëvrasës.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËMIJËVRÁSËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që vret fëmijën. Fëmijëvrasësit e antikitetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËMIJËVRÁSËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që vret fëmijën. Fëmijëvrasësja e dënuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë