Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FËLLIQÁSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Fëlliqan. Fëlliqashi po pastrohej.
✱Sin.: fëlliqan, ndyracak.
FËLLÍQ vep., ~A, ~UR 1. kal. E bëj dikë a diçka me baltë, me lyrë a me një gjë tjetër, ia prish pastërtinë; përlyej, ndot, ndyj; kund. pastroj. Fëlliqi rrobat me baltë. E kishte fë…
Shfaq përkufizimin e plotë →FËLLIQÁN,~E mb. Që nuk e mban pastër veten, shtëpinë, veshjen etj., ndyracak; kund. pastërtor. Fëmijë fëlliqan.✱Sin.: fëlliqash, ndyracak.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËLLIQÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk e mban pastër veten, shtëpinë, veshjen etj., ndyracak; kund. pastërtor. Era e fëlliqanëve.✱Sin.: fëlliqash, ndyracak.
Shfaq përkufizimin e plotë →►FËLLÍQ/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Përlyhem me baltë, me lyrë a me diçka tjetër, bëhem i papastër, ndotem; ndyhem. U fëlliq në pellgjet e rrugës. Nuk fëlliqet (nuk lyhet) diel…
Shfaq përkufizimin e plotë →FËLLÍQJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Të bërët pis; ndotje. E kishin akuzuar për fëlliqjen e mjedisit.2. fig. Turpërim. Nuk e duronte fëlliqjen që i ishte bërë në sy të të tjerëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËLLÍQM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Njeri i fëlliqur. Mos u merr me atë fëlliqmë!
Shfaq përkufizimin e plotë →FËLLÍQUR (i, e) mb. 1. Që është përlyer me baltë, me lyrë a me diçka tjetër, që është bërë i papastër, i ndotur; i ndyrë. Rroba të fëlliqura. Ujë i fëlliqur. Kishte duar të fëlliqu…
Shfaq përkufizimin e plotë →FËLLÍQUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) fig. Ai që është në kundërshtim me normat e moralit; që vepron me mënyra të ulëta e të pandershme; i poshtër. Të fëlliqurit dhe kriminelët.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËLLÍQUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) fig. Ajo që është në kundërshtim me normat e moralit; që vepron me mënyra të ulëta e të pandershme; e poshtër. Të fëlliqurat e atij komuniteti.
Shfaq përkufizimin e plotë →FËLLÍQËT (i, e) mb. 1. I fëlliqur, i ndyrë. Fletore e fëlliqët.2. fig. Që bën punë të turpshme a të fëlliqura; i pistë. Njeri i fëlliqët. Para të fëlliqta.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë