Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EVROPIANOVERIÓR,~E mb. 1. Që lidhet me Evropën e Veriut, i Evropës së Veriut; që vjen nga Evropa e Veriut, që ka të bëjë me Evropën e Veriut. Instinkti evropianoverior. President i vendit evropianoverior. Një pamje nga lart e një qyteti evropianoverior. Kuzhina evropianoveriore.
2. si em. m. dhe f. Banor vendës i shteteve të Evropës së Veriut ose ai që është me prejardhje nga Evropa e Veriut. Evropianoveriorët kursyes. Evropianoveriorët përtej alpeve. Realiteti kulturor i ndryshëm i evropianoveriorëve.
EVROPIÁN,~E mb. Që lidhet me Evropën ose me evropianët, i Evropës ose i evropianëve; që është karakteristik për Evropën dhe evropianët, që është krijuar prej evropianëve. Vendet (s…
Shfaq përkufizimin e plotë →EVROPIÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës i Evropës ose me prejardhje nga Evropa. Ka shumë evropianë që jetojnë këtu. Figurë e pranueshme nga evropianët. Evropianët thirren në zgjedh…
Shfaq përkufizimin e plotë →EVROPIÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Evropës ose me prejardhje nga Evropa. Fitorja e evropianes në botëror. Veshja e evropianeve këtë verë.
Shfaq përkufizimin e plotë →EVROPIANÍST,~E mb., libr. Europeist. Identiteti evropianist. Qëndrime evropianiste. Totalitarizmi evropianist.2. si em. m. dhe f. Ai që është europeist. Jam evropianist i vendosur.…
Shfaq përkufizimin e plotë →EVROPIANIZÍM,~I m. Veprimi kur evropianizoj dikë a diçka ose kur evropianizohem. Evropianizimi i rajonit. Procesi i evropianizimit. Tregues i evropianizimit. Evropianizimi i shteti…
Shfaq përkufizimin e plotë →►EVROPIANIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. vetv. Marr tipare evropiane, bëhem evropian. Dëshirojnë sa më parë të evropianizohen. Janë evropianizuar pa dëshirë. Partitë duhet të evropia…
Shfaq përkufizimin e plotë →EVROPIANIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I jap dikujt tipare evropiane; e bëj që të marrë mënyrën evropiane të jetesës; e bëj evropian. Në mënyrë që të evropianizojë Ballkanin. Adresari…
Shfaq përkufizimin e plotë →EVROPIANIZÚAR (i, e) mb. Që ka marrë tipare evropiane, që është evropianizuar. Rajon i evropianizuar. Ballkani po bëhet i evropianizuar. Bazë ligjore e evropianizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →EVROPIANIZÚES mb. Që i jep dikujt tipare evropiane, që evropianizon. Proces evropianizues. Integrimi evropianizues i shqiptarëve. Reformat evropianizuese. Forcat evropianizuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →EVROPIANOJUGÓR,~E mb. 1. Që lidhet me Evropën Jugore, i Evropës Jugore; që vjen nga Evropa Jugore, që ka të bëjë me Evropën Jugore. Në vendin evropianojugor. Strategjia evropianoju…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë