Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EVIDÉNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zyrt. Regjistër a dokument i posaçëm ku mbahen shënime për të dhëna, punë a veprimtari të një ndërmarrjeje, të një institucioni etj.; pasqyrë. Evidencë ditore (javore, mujore, vjetore). Evidencë ekonomike (statistikore). Hap (plotësoj) evidencën. Mbaj evidencën. Heq nga evidenca e çregjistroj. Marr në evidencë e regjistroj. Hyj në evidencë regjistrohem. Shënoj në evidencë. Mbaj në evidencë e mbaj shënim.
2. libr. Dukje. Nxjerr (vë) në evidencë. Del në evidencë.
3. libr. Provë. Nuk kemi asnjë evidencë për këtë. Nuk ka asnjë evidencë që të ketë gënjyer. Vepron gjithmonë si identifikim me evidencë.
✱Sin.: pasqyrë, dukje, provë.
EVIDENCÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur evidencoj diçka ose kur evidencohet. Procesverbali i komisionit për evidencimin e dorëshkrimeve. Evidencimi i çdo ndryshimi. Mbajtja e evide…
Shfaq përkufizimin e plotë →►EVIDENC/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e EVIDENCÓJ. Për këtë është evidencuar në përgjithësi. Pavlefshmëria është evidencuar. Disa ishin të evidencuar me forma të sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →EVIDENC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. 1. Regjistroj të dhëna në një evidencë. Nuk kemi arritur t’i evidencojmë të gjithë. Të evidencojnë edhe çështjet problemore terminologjike. …
Shfaq përkufizimin e plotë →EVIDENCÚAR (i, e) mb. Që janë regjistruar në evidencë, që janë evidencuar. Emrat e tyre i kemi të evidencuar konkretisht. Stoqet e evidencuara. Çështjet e evidencuara. Parregullsit…
Shfaq përkufizimin e plotë →EVIDENCÚES,~E mb. 1. Që regjistron në evidencë, që evidencon. Librat evidencues të zyrave të punësimit. S’janë veçse evidencues të dobët.2. Që thekson. Një studim evidencues.
Shfaq përkufizimin e plotë →EVIDÉNT,~E mb., libr. I qartë, i dukshëm. Karakter social evident. Është evident për sa i përket formësimit të arkitekturës. Ndryshimi evident. Fillonte kur bëhej evident dëmi. Ka …
Shfaq përkufizimin e plotë →EVIDENTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur evidentoj diçka ose kur evidentohet. Një evindetim i hollësishëm i gjendjes. Të kemi një evindetim më të qartë. Për evidentimin e fakteve. E…
Shfaq përkufizimin e plotë →EVIDENT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. zyrt. Evidencoj. Një grua, evidenton raporti, nuk është lejuar të rrijë në qendrën e votimit. Duke evidentuar sektorët më të prekur. Evidenton pasuri…
Shfaq përkufizimin e plotë →EVIDENTÚAR (i, e) mb. Që është vënë në dukje, që është evidentuar. Personi i evidentuar në vendin e aktivitetit. Të evidentuar sipas strukturës së përmendur. Çështje të evidentuara…
Shfaq përkufizimin e plotë →EVIDENTÚES,~E mb. Që vë në dukje diçka, që evidenton. Mekanizëm evidentues. Mjet evidentues. Funksione evidentuese e përllogaritëse të taksave.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë