Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EUROPEÍST,~E mb. Që lidhet me europeizmin, i europeizmit; që përkrah e mbështet idetë e europeizmit. Një filozof humanist dhe europeist. Rrymë pozitive europeiste. Pozicion strategjik europeist. Interesa europeistë. Retorikë europeiste. Përmbajtje europeiste e dokumentit.
EUROPEÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Përkrahës dhe mbështetës i europeizmit. Përtej vizionit të një europeisti të madh. Ka një ndarje mes europeistëve dhe nacionalistëve. Shumë europeistë druhen se polarizimi shkon në favor të së djathtës populiste. Europeistët shqiptarë.
EUROPEÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Përkrahëse dhe mbështetëse e europeizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →EUROPEÍZ/ËM,~MI m. Lëvizje ideologjike dhe politike që mbështetet mbi themelin e përbashkët historik e kulturor të popujve të Evropës, i cili duhet të çojë në një Evropë shpirtëris…
Shfaq përkufizimin e plotë →EUROPERËNDIMÓR,~E mb. Që lidhet me Evropën Perëndimore, i Evropës Perëndimore; që i përket Evropës Perëndimore. Romantizmi europerëndimor. Shtet europerëndimor. Vendet europerëndim…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë