Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EUFORÍ,~A f. 1. mjek. Përjetim kënaqësie trupore ose shpirtërore, real ose i rremë, që shfaqet me ndjenja të forta gëzimi, hareje e lumturie, pasojë edhe e veprimit të narkotikëve, të pijeve alkoolike etj. Gjendje euforie. Shfaqje euforie. Euforia pas operacionit. Pacienti u përfshi nga një eufori tipike.
2. libr. Gjendje e gëzimit të papërmbajtur, e vetëkënaqësisë së tepruar. Çast euforie. Flet me eufori. Më kishte pushtuar euforia. Euforia e zbulimit.
EUFORÍK,~E mb. Që lidhet me euforinë, i euforisë; që ka karakteristika të euforisë. Gjendje euforike. Ndjenjë euforike. Artikull euforik. Pije euforike.
Shfaq përkufizimin e plotë →EUFORÍZ/ËM,~MI m. Gjendje euforie. Reagojnë me euforizëm pas ngjarjeve. Nuk ka vend për euforizëm. Një euforizëm i zakontë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë