Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÉTUR (i, e) mb. 1. Që ka etje, i etshëm. Isha i etur. E etur, e rrëkëlleu shishen deri në fund. E shihte e etur dorën që shtinte qumësht në gotë.
2. fig. Që ka nevojë a dëshirë të madhe për diçka. I etur për arsim. I etur për lavdi. Me sy të etur (keq.) me vështrim lakmitar.
✱Sin.: i etuar, i etshëm, i etshuar, i lakmuar, i dëshiruar, i gjakuar.
♦ I etur për *gjak keq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë