Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ETRUSKOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Studiues në etruskologji. Shpjegimi i etruskologut. Studimi i etruskologut.
ETRUSKOLOGJÍ,~A f. Studimi i qytetërimit, i artit dhe i gjuhës etruske. Qytetërimin etrusk e studion etruskologjia. Libra me interes për etruskologjinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ETRÚSK,~E mb., hist. Që lidhet me etruskët, i etruskëve; që është karakteristik për etruskët, që është krijuar nga etruskët. Kultura (gjuha) etruske. Shkrimi etrusk. Mbishkrimet et…
Shfaq përkufizimin e plotë →ETRÚSK,~U m. kryes. sh. ~Ë, ~ËT hist. Pjesëtar i popullsisë së vjetër që banonte në Etrurinë e hershme (në Toskanën e sotme në Itali). Kultura (gjuha) e etruskëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →ETRÚSK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET hist. Pjesëtare e popullsisë së vjetër që banonte në Etrurinë e hershme (në Toskanën e sotme në Itali). Veshja e një etruskeje.
Shfaq përkufizimin e plotë →ETRUSKÍSHT ndajf. Në gjuhën etruske. Mund të ketë lexuar etruskisht. Vende ku flitej etruskisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →ETRUSKÍSHT/E,~JA f., gjuh. Gjuha e etruskëve. Studimi i etruskishtes. Nuk e njihnin etruskishten. Përpjekjet për të zbërthyer etruskishten.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë