Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ETIKETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur etiketoj një produkt. Etiketimi i pantallonave. Po merrem me etiketimin e shurupit.
2. fig. Cilësim subjektiv për dikë a diçka. Etiketime nga më të ndryshmet. Etiketime publike. Me frikën e etiketimit si bashkëpunëtor. Etiketimi i tyre në historiografinë shqiptare.
3. gjuh. Shënimi me një emërtim gramatikor i një fjale a i pjesëve të saj në një korpus tekstesh të digjitualizuara. Etiketimi gramatikor. Etiketimi i pjesëve të ligjëratës. Algoritmet e etiketimit. Sisteme etiketimi.
►ETIKET/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e ETIKETÓJ. Do të vijojë të etiketohet si bukëshkalë. Etiketohet si vizitë historike. Etiketohet në mënyrë figurative.
Shfaq përkufizimin e plotë →ETIKET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I vë etiketën një produkti. Etiketoj shishet. Kam etiketuar xhaketat. Pajisje për të etiketuar gjimbajtëse. 2. fig. I vë një etiketë dikujt a diç…
Shfaq përkufizimin e plotë →ETIKETÚAR (i, e) mb. Që i është vënë një etiketë, që është etiketuar. Kuti e mbushur me stilolapsa të etiketuar. Aleanca e etiketuar si oportuniste. Parti e etiketuar gjerësisht si…
Shfaq përkufizimin e plotë →ETIKETÚES,~E mb. 1. Që vë etiketën. Pajisje etiketuese. 2. Që etiketon për të bërë një cilësim subjektiv. Emblema etiketuese. Në majë të piramidës etiketuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →ETIKETÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që vë etiketën, ajo që etiketon. Etiketuesit e ngjitësit të shkrirë. Etiketuesi i ngjitësit të shisheve të rrumbullakëta. Mbyll kokën e etiketuesit…
Shfaq përkufizimin e plotë →ETIKETÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që vë etiketën, ajo që etiketon. Etiketuesja e parë e grupit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ETIKÉT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Copë letre, cohe, metali etj. që i ngjitet zakonisht një produkti për të treguar çmimin, vendin e prodhimit etj. Mall pa etiketë. I vë (i ngjit, i he…
Shfaq përkufizimin e plotë →ETIKÉT/Ë,~AII f., libr. Rregulla në marrëdhëniet me të tjerët; mirësjellje. Etiketë zyrtare. Etiketa e mirësjelljes. Flet me etiketë. E kërkon etiketa. Respektoi etiketën parlament…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë