Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ETÁP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Periudhë kohe me disa veçori të caktuara dalluese si pjesë e një procesi të gjatë zhvillimi. Etapë e re (e rëndësishme, historike). Etapa e parë (e fundit). Etapa e ngritjes (e rënies). Nga një etapë në tjetrën. Në etapën e sotme. E fusin vendin në një etapë të re. Etapë historike.
2. sport. Pjesë e largësisë që përshkohet gjatë një gare sportive (nga çiklistët etj.). Etapa e parë (e fundit). Garon në këtë etapë. Iu bashkua grupit në etapën e ngjitjes.
♦ Djeg etapat (dikush) libr. kapërcej shkallët e natyrshme të zhvillimit të ngjarjeve, përparoj më shpejt se normalisht në një proces duke ngjitur disa shkallë njëherësh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë